Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Blinken javën e ardhshme do e gjejë Sali Berishën në ‘arrest shtëpie’ për hetimet e ndërmarra nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv pas aferës së privatizimit të ish kompleksti sportiv Partizani.
Në dosjen e SPAK thuhet se ish kryeministri ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktet nënligjore, ka dhënë urdhra konkretë e ka kryer veprime aktive për të vendosur në dispozicion struktura të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore në favor të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi
Berisha do të ndjekë nga ballkoni vizitën ndërsa konfirmimi i vizitës nga DASH shkatërroi humorin e Rithemelimit.
Ne po risjellim në vëmendje të çdo kujt deklaratën e plotë të sekretarit Blinken më 19 maj 2021 kur Sali Berishën dhe familjen e tij e futi në listën e zezë për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.
Deklarata e plotë e Blinken, e publikuar në faqen zyrtare të DASH
19 Maj 2021Sot, unë jam duke shpallur 'non grata' Sali Berishën, një ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm.
Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.
Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.Ky emërim është bërë nën Seksionin 7031 (c) të Departamentit të Shtetit, Operacionet e Jashtme, dhe Programeve të Ndarjeve të Programeve Akti i Ndarjes, 2021. Përveç Berishës, unë po caktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkelzen Berisha dhe vajza, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.
Ky emërtim riafirmon angazhimin e përkrahjes së SHBA për reformat politike kryesore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete si kjo për të promovuar përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht.
Eshte nder i math per mua qete te tskoj nje perdonslitet te mathe , perfaqesuesine Presifetit zJoe Biden we ne viti2022 kur kerkova tenaskohej kosova me shqiperine Me sulmuane keq zministrija e jashteme Ryse. kures partite politike shqipetsre heshten. sejdin Duckollari.
PërgjigjuKjo vizite mireorjenton zhvillimet tona. Drejtimin evropian dhe anti korrupsionin. Sic ndodhi me vizite e Bejker.
PërgjigjuKete qe do e takoje nuk e ka fare po fare te koruptuar????????????????
PërgjigjuBerisha, edhe i ngordhur duket se i kall daten Rames. Fakti qe gjysma e titujve kryesore te shqiptarja, qe eshte altoparlanti i propagandes se Rames, meren me Berishen ( qe flet nga dritarja e hales), tregon se sa frike e keni. Po te mos i frikoheshit sdo ta pirdhnit fare.
PërgjigjuZotin ju lensha ramiz alise e xhelil gjonit qe na e bene peshqesh. Te ishte bere psh rexhep meidani asokohe kryetar i PD ose sic qe planifikuar nga ramizi Nano nuk do ishte shqiperia ketu ku eshte. Por mbeturinat e asaj kohe perfshi lisien bashkurtin e sigurmin e shtetit e mushen PD me klyshet e tyre dhe ja ku jemi. Shpresoj shume qe demokratet do gjejne te duhurin per te drejtuar PD. Normale qe jo lulin????????
Përgjigju