Gjyqtari Bari Shyti para KPK-së

Kronikë

'I korruptuar, pasuri marramendëse'/ Iu bë 'pritë' nga qytetarët, Vettingu shkarkon nga detyra gjyqtarin Bari Shyti

25 Mars 2021, 09:49| Përditesimi: 25 Mars 2021, 09:59

  • Share

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar ditën e sotme gjyqtarin Bari Shyti. Report Tv mëson se Shyti nuk ka rezultuar i pastër 3 shtyllat kryesore të vlerësimit, si pastërtia e figurës, integriteti profesional dhe pasuria.

Shyti u bë protagonist i një ngjarjeje i cili nuk kishte ndodhur kurrë më parë, i cili teksa po hynte në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku ndodhet dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, "iu bë pritë" nga qytetarët. Me pankarta në duar, ato e akuzonin si një gjyqtar të korruptuar me një pasuri marramendëse".

Kush është gjyqtari Bari Shyti? Bari Shyti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatat e Bulqizës dhe atë të Dibrës. Në vitin 2013, ai u dekretua si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Durrësit dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit. Emri i tij në media është lakuar se qëndron prapa një kompanie kromi që vepron në Bulqizë dhe një hidrocentrali që ndodhet në Bulqizë.

1616662754_BAHRISHYTI2.jpeg

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?