Kultura

Shkodër/ I kushtoi video tragjedisë së Otrantos, artisti Jonian Bisai fiton çmimin ‘Idromeno’

21 Tetor 2021, 20:35| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 20:42

  • Share

Në mjediset e Galerisë së Arteve në Shkodër u zhvillua edicioni i 6 -të i konkursit "Çmimi Idromeno" 2021 ku fitues u shpall Jonian Bisai me videon artistike kushtuar "Otrantos".

Ky konkurs ka për qëllim të promovoje artistët e rinj mbi idetë dhe qasjet artistike të cilët kanë prirje për të analizuar aktualitetin socio-politik në vend.

"Ky edicion rikthehet pas disa vitesh pauzë dhe tenton të pasqyrojë dhe analizojë rrugëtimin e artistëve emergjentë të cilët qasjet e tyre i reflektojnë mbi realitetin socio-politik", u shpreh Beskida Kraja kuratore e ekspozitës.

"Ven si një hapësirë që mbushet nga Shkodra nëse i referohemi gjeografisë së galerive shqiptare të cilat kanë mangësi edhe kërkohet që hapësirë të plotësohet nga artistët e rinj që të dalin në skenë", tha Fatmir Juka, Drejtor i Galerisë së Arteve në Shkodër.

Videoja me metrazh të gjatë e Jonian Bisait dedikuar tragjedisë se Otrantos ka në thelb arratisjen nga realiteti në kërkimin e drejtësisë.

"Ne e kemi zgjedhur si një vepër për atë që përfaqëson Otranto në këtë video. Otranto mbetet rrugë e pandryshueshme për njerëzimin dhe Joniani e sjell si një shprehje e vullnetit për tu arratisur nga realiteti përjashtuar", tha gazetarja Elsa Demo që është anëtarë e jurisë në këtë konkurs. 

Çmimi "Idromeno" është një konkurs i arteve pamore për artistët e rinj që realizohet nga Galeria e Arteve në Shkodër me mbështetjen e Bashkisë. Këtë vit u prezantuan një gamë e gjerë punimesh si video, fotografi, pikturë dhe instalacion.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?