I la babai 32 shtëpi, dyqane e troje, prokurori Arian Përmeti shpëtoi Lul Morinën për pallatin pa leje (që tani u sekuestrua), policia denoncoi biznesmenin 

10 Shtator 2022, 09:14| Përditesimi: 10 Shtator 2022, 14:20

  • Share

TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha dy ditë më parë se mbetej mister se si biznesmeni kontrovers Juljan Morina kishte arritur të ndërtonte një pallat me 9 kate pa leje në zonën e Farkës, pa u ndaluar nga organet e zbatimit të ligjit.  Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama hodhi tha se pallati pa leje ishte lejuar nga shef komisariati, duke ngritur dyshime për ndikim të mundshëm të biznesmenit Juljan (Lul) Morina tek përfaqësuesi i shtetit. 

Shqiptarja.com mëson se pallati i pa leje i Lul Morinës është produkt i mosveprimit të drejtësisë, konkretisht të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët nuk kanë kaluar në filtrin e Vetingut, një pjesë nga të cilët njihen edhe si KÇK, ku po kapin ça të kapin deri kur t’u vijë ora e shkarkimit. 

Në maj të vitit 2021, Komisariati i Policisë nr. 1 i Tiranës, me në krye në atë kohë Oliger Torba, ka konstatuar ndërtimin pa leje, duke referuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës. Prokuroria ka regjistruar procedimin penale Nr. 4144, duke marrë nën hetim Lul Morinën me akuzën e ndërtimit pa leje për qëllime përfitimi. 

Dosja ishte në duart e prokurorit të Tiranës Arian Përmeti, ndërsa Lul Morina vijonte të ngrinte me shpejtësi katet e pallatit pa leje. Edhe pse dosje përmban të gjithë praktikën e ndërtimit pa leje, me konfirmime nga INUV dhe IKMT, pamje stalitore etj., prokurori Përmeti e bllokoi dosjen për disa muaj, duke mos kërkuar ndalimin e biznesmenit Morina, siç është operuar me dhjetëra qytetarë të tjerë, të cilët janë arrestuar dhe dënuar për një dritare, shtesë banese apo mur pa leje. 

Teksa qeveria njoftoi sekuestrimin e pallatit pa leje, në bazë të një VKM-jë të posaçme, prokurori Arian Përmeti vijon të mbajë të bllokuar dosjen, në mos ka kërkuar pushimin e çështjes për Lul Morinën.

Arian Përmeti është lakuar në media për pasuri të pazakontë. Në gusht të vitit 2017, Shqiptarja.com, zbuloi se Arian Përmeti, vetëm gjatë vitit 2016, kishte deklaruar 32 pasuri të paluajtshme, të trashëguar nga babai, duke përfshirë apartamente, ndërtesa, dyqane dhe troje.

Pas publikimit, kryeministri Edi Rama tha se “E patë atë prokurorin që kishte 10 shtëpi. Njeriu më me fat në botë. Mirë vjehrra që e donte shumë, por edhe komshiu ia kishte falur një shtëpi”. 

Ndonëse nuk i përmendi emrin, i vetmi prokuror që kishte deklaruar 10 shtëpi, ishte Arian Përmeti. Prokurori kishte deklaruar 10 shtëpi, 10 dyqane dhe 12 troje e garazhe, trashëguar nga babai. Prokurori Përmeti po verifikohet nga Komisioni i Vetingut që në dhjetor të vitit 2019, ndërsa ende nuk ka një datë për t’u paraqitur para Komisionit, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit të gjatë. 

Pasuria e trashëguar nga babai
Apartament 119 m2, 100 %.
Apartament 40 m2, 100 %.
Apartament 40 m2, 100 %.
Apartament 96 m2, 50 %.
Apartament 56 m2, 50 %.
Apartament 52 m2, 50 %.
Apartament 52 m2, 50 %.
Apartament 51 m2, 50 %.
Apartament 70 m2, 50 %.
Apartament 53 m2, 50 %.
Ndërtesë 424 m2 me truall 1 569 m2, 1/24 pjesë.
Dyqan 177 m2, 50 %.
Dyqan 97 m2, 100 %.
Dyqan 18 m2, 1/3 pjesë.
Dyqan 42 m2, 50 %.
Dyqan 48 m2, 1/12 pjesë.
Dyqan 97 m2, shtohet me 1/3 pjesë.
Dyqan 33 m2, 1/3 pjesë.
Dyqan 66 m2, 1/3 pjesë.
Dyqan 20 m2, 1/3 pjesë.
Dyqan 95 m2, 1/3 pjesë.
Dyqan 44 m2, 1/3 pjesë.
Tokë truall 435 m2, 1/6 pjesë.
Tokë truall 108 m2, 1/6 pjesë.
Tokë truall 1 000 m2, 1/6 pjesë.
Tokë truall 282 m2, 1/6 pjesë.
Tokë truall 417 m2, 1/6 pjesë.
Tokë truall 3 100 m2, dhënë për ndërtim, 50 %.
Tokë truall 70 m2, 1/6 pjesë.
Tokë truall 3 000 m2, 1/6 pjesë.
Garazh 60 m2, 1/6 pjesë.
Tarracë 18 m2, 100 %.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Babloku: 11/09/2022 11:13

    Po mire mo tani kjo dallendyshja nuk kish nafte per fadromat apo pse nuk ja prishi qe jane Pa Leje. Ke katnart qe ska kokerr leku I prishni Pa asnje vendim gjykate Kurse ktu arsyetoheni se paska faj prokurori. Per ndertim Pa Leje eshte administrata kompetente me prish e jo prokurori apo doni ma hedh hi syve nore bablok. Prokurori pergjigjet per pjesen penale te ndertuesit Pa Leje prandaj mbajeni pergjegjesine vet

    Përgjigju
  • TokeDheDet: 11/09/2022 10:18

    Prandaj ka vajt metri 2000 euro e ske as shpi edhe me dash. Cdo prokuror ka nga 30-100 pasurira. Cmenduri

    Përgjigju
  • Koli: 11/09/2022 09:25

    A e shikoni prokirorin me.32 prona dhe vazhdon pune i qete e i lumtur se po pret te dale para kokisionit te vetingut por ceshtjeja esh eshte sa te legjitimoje edhe nja dy tre pallate te tjera.. eh çfare reforme hajde shtet hajde edhe kryeministri thjesht e hedhe llafin si romuze ne kafen e fshatit a thua se institucionet w deklarimit te pasurive nuk ja e me ne detyre ...

    Përgjigju
  • Iris: 11/09/2022 02:49

    Rama tha qe mbrohej nga nje shef komisariati,por duket qe shefi e ka bere denoncimin korrekt dhe duket qe mbrojtesi i vertete nuk qenka policia,por prokuroria!Rama te informohet sakte perpara se te flase per mediat,se ndryshe ndonje dite mund te perfundoje ne gjyq per akuza te rreme e prishje imazhi.

    Përgjigju
  • emigranti: 10/09/2022 21:26

    Ky Luli nuk duhet te beje me biznes ne Albania. Duhet tja konfiskojne te gjitha hotelet qe ka bere me leke te qelbura ...

    Përgjigju
  • Tironsi: 10/09/2022 12:34

    KTIJ VEMJES LUL MORINËS. POLICIA TJA SHIKOJ PAK MIRR HOTELIN TE LIQENI THATË.... SE KA GRABITUR E PUSHTUAR LIQENIN DUKE HEDH DHERA.... DHE KA NGRIT HOTELIN.... NJESOJ SI HOTEL PRESTIGJ...

    Përgjigju
    • Labushi: 10/09/2022 15:34

      Pse hiqesh si tirans se e dim qe je nga vlora

  • Beni: 10/09/2022 12:32

    Po ci la ktije moterqirit ky eshte kosovar, babai ktije , s ka pasur as nje pasuri, c po ndodh me kte shtet me krimmelet me hajdutet me te kalburit behen biznesmen.

    Përgjigju
  • Arian permeti: 10/09/2022 09:33

    Shqiptareve pakesoi buken e shtoi drurin edhe me shum do te duan ,,,nuk pyes fare une hahaha me dru kokes ketij populli legen..

    Përgjigju
  • Ben: 10/09/2022 09:26

    Dhe prokurori vazhdon jeten i lumtur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?