Sociale

I largojnë nga shëtitorja, tregtarët e Shëngjinit në protestë: Duam zgjidhje të problemit

11 Qershor 2018, 18:50| Përditesimi: 11 Qershor 2018, 19:20

  • Share

Ndryshe nga vitet e shkuara shetitorja e Shëngjinit do të jetë tërsisht e lirë dhe nuk do  lejohet të shesë asnjë tregtarë ambulant.Një urdhër i tillë i bashkisë ka irritur tregtarët,të cilët dolën sërish në protestë para godinës së bashkisë.

Ata kundërshtojnë vendimin për vendin e caktuar nga bashkia,që është fundi i shetitores,pasi sipas tyre,kjo nuk frekuentohet nga turistët.Tregtarët kërcënojnë se do përshkallëzojnë protestat,nësë bashkia nnuk tërhiqet.

Nga ana tjetër Bashkia Lezhë përmes zëdhënësit Altin Mema ka rikonfirmuar qëndrimin e kryebashkiakut Frrokaj, se shetitorja do të jetë në funskion të plotë të turistëve,teksa bën me dije se ka pasur qindra ankesa për zaptimin e shëtitores nga ambulantet gjatë viteve të shkuara.

Por pak ditë më parë, vet kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frokaj u premtoi tregëtarëve se do ti gjente një zgjidhje, por zgjidhja e gjetur sëfundmi ka irrituar shitësit ambulant.

Gjatë sezonit të verës, dhjetra tregtarë ambulantë i drejtohen bregdetit të Shëngjinit për të ushtruar aktivitetin e tyre, si një mënyre për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?