Ditë pas dite imazhi I talebanëve se kanë ndryshuar po bie. Në një video të bërë so publike ata shfaqen duke dhunuar me kamzhik një burrë I cili dyshohej se kishte vjedhur.
Kjo masë është ndërmarrë gjatë fundjavës, pranë ministrisë së Arsimit në Kabul, shkruajnë mediat e huaja. Sipas raportimeve, burri, akuzohet për vjedhjen e një celulari.
Në pamje, ai shihet duke ulëritur e përpëlitur nga dhimbjet e shkaktuara nga goditjet e kamxhikut, ndërsa është i lidhur pas një shtylle metalike.
Videoja u shfaq pasi hyri në fuqi edhe vendimi për të ndaluar gratë të punonin në institucione shtetërore vetëm në rast se kemi të ndalimi efektiv i talebanëve për gratë që punonin hyri në fuqi të hënën, pavarësisht nga garancitë publike për të qenë më të moderuar se qeveria e cila vendosi me grusht të hekurt në vitet 1990.
Një pjesë e qytetarëve atje, arritën të largoheshin nga vendi dhe u vendosën në vende të shumta Evropiane, përfshirë dhe Shqipërinë. Ndërsa të tjerë, janë të detyruar për të ndjekur rregullat strikte të talebanëve, nga të cilat, është dhe ndalimi i shkollimit për gratë.