Gjekmarkaj, Berisha, Hoti dhe Noka

Politikë

I 'lodhur' nga protesta, Berisha pozon në Rinas me Gjekmarkajn! Nesër takim me diasporën në Romë

8 Shkurt, 22:59| Përditesimi: 8 Shkurt, 23:01

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha udhëtoi drejt Romës pas protestës, ku nesër do të zhvillojë një takim me diasporën.

Berisha ka publikuar një foto para nisjes për në Romë, nga aeroporti i Rinasit, drejt së cilit udhëtoi menjëherë pas fjalimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para protestuesve opozitarë.

Në foto shihet në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetëve Agron Gjekmarkaj e Elda Hoti.

Nesër në orën 13:00, Berisha do të takohet me simpatizantë të PD në sallën e hotelit “Ergife Palace”.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?