'I lumtur që po marshojmë', Shehi flet pas fitores së Tiranës! Duro: Egnatia s'e meritonte të humbiste ndaj bardhebluve

4 Nëntor 2022, 10:57| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 14:57

  • Share

Një gol i Patric kundër Egnatias i kombinuar me humbjen e dytë rradhazi të Partizanit ka kthyer Tiranën në krye të Superligës pas shumë muajsh. Tani kampionët në fuqi kanë një diferencë me 2 pikë ndaj rivalëve të qytetit.

“Sigurisht kur mbaron ndeshjen tëndë shef kundërshtarët dhe ku ka më mirë sesa ata të ndalojnë e ne të marshojmë. Kurrsesi nuk duhet të shohim klasifikimin, por duhet të fokusohemi te performanca jonë,"-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Nga ana tjetër Shpëtim Duro pësoi disfatën e parë si trajner i Egnatias pas dy fitoreve kundër Kukësit në transfertë dhe Partizanit në Rrogozhinë.

“Humbjen sot me thënë të drejtën nuk e meritonim. Të paktën një barazim. Shfrytëzoi një moment pasigurie në mbrojtjen tonë Tirana dhe arriti ta mbajë me shumë mënyra, por si ndeshje them se nuk e ka merituar plotësisht,”-deklaroi Shpëtim Duro, trajner i Egnatias.

Po të enjten Laçi mposhti Partizanin 1-0 falë golit të Ujkës, ndërsa Vllaznia mori 3 pikët kundër Kukësit me rezultatin 0-1. Për rrjedhojë verilindorët iu rikthyen krizës pasi ekipi i drejtuar nga Dobi zbriti sërish në vendin e parafundit. Java e ardhshme e Superligës për shkak të ndeshjes miqësore të kombëtares kundër Katarit do të zhvillohet më 12 dhe 13 nëntor.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?