Sociale

'I lutem zotit të më marrë', 63-vjeçari jeton 24 orë me bombol oksigjeni: Kërkoj të strehohem në azil (VIDEO)

19 Shkurt 2020, 20:00| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 21:43

  • Share

Miniera nuk i mori jetën, por e la për gjithë jetën me një bombol oksigjeni, pa të cilën nuk jeton dot. “Pa gjurmë” ka trokitur këtë të mërkurë, në derën e një 63-vjeçari, Kamber Merxho, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë kronike në mushkëri. Edhe pse trajtohet me pension invaliditeti të shkallës së parë, ky 63- vjecar nuk ka një shoqërues për t’u kujdesur për të. Ndaj apeli i tij është kërkesa për të shkuar në një azil për të moshuarit.

'Me pension invaliditeti te shkallës së parë. Më japin vetëm 38 mijë lekë të vjetra. Ilaçet gjysmë për gjysmë me rimbursim. E kam të pamundur të përballoj koston. 70 mijë lekë një pompë. Unë duhet të kem një shoqërues. Kam disa muaj që kam bërë dokumentet për të shkuar në azil, kam kërkuar në njësinë nr. 7 por ata më kanë përcjellë duke më thënë që s'kam mbushur moshën. Letrat e mia ndodhen 25 metra larg kësaj banese, por nuk kam përgjigje. Dua të di a më takon? Më hanë duar për punë, por nuk punoj dot. Prandaj kërkoj ndihmë .Më kanë thënë të drejtohem tek privati. Ku të jetë më e mira. Unë nuk kam pretendime'-rrëfen i përlotur ky 63-vjeçar.

Gjatë transmetimit live, në shtëpinë e Kamber Merxhos mbërrin edhe përfaqësuesja e shërbimit social, e cila u shpreh se 63-vjecari nuk plotëson kërkesat për azil, pasi ai e ka një shtëpi të tijën dhe se nuk e ka mbushur moshën 65-vjeçare, që të mund të strehohet në institucion. Por pavarësisht kësaj do të bashkëpunohet me organizatat për të referuar rastin, që të mund të gjendet një zgjidhje për Kamber Merxhën. Një i afërm infermier, kujdeset për kërkesat mjekësore që ia imponon sëmundja, ndërsa thotë se gjendja është e rënduar dhe se diagnoza Spok, nga e cila vuan ky 63-vjeçar kërkon një tjetër ambient. Dikur me një familje të shkëlqyer, banor i Tiranës, pranë rrugës së Durrësit, sot ai ka mbetur i vetëm, pasi gruaja e la në emigracion. Babai i një djali përdorues i lëndëve narkotike, ka kohë që nuk e sheh dritën e diellit. Me një frymëmarrje të mekur nga bombola e oksigjenit, 24 orët e tij shoqërohen me një frymëmarrje artificiale.

Jam braktisur, jam vetëm me një nënë në moshë madhore, që ka nevojë vetë për ndihmë. Nuk mundem dot. Kam pasur një familje shumë te mirë, por erdhi koha emigrova në Greqi më vitin 1999. Atje pata probleme me fëmijët. Nuk e njihnim botën jashtë dhe pas një viti e gjysmë u ktheva në Shqipëri. Gruaja mbeti atje, ne u divorcuam. Djalin jeton këtu dhe është 40 vjeç beqar. Kërkoi të ndahej nga unë. Ai jeton në një shtëpi me mua, por i ndarë nga unë. Nuk me ndihmon. Ka mbi 20 vjet që është përdorues i lëndëve narkotike. Jam munduar t'i mësoj jetën e vërtetë, por ai nuk ka bërë asgjë”-rrëfen me një frymëmarrje të mekur nga bombola e oksigjenit Kamber Merxho.

Gjunjëzimi prej sëmundjes, nuk ia ka thyer zemrën këtij babai, i cili edhe pse ka duruar dhunën nga i biri përdorues i lëndëve narkotike shpreson ende se situata do të ndryshojë.

Ka ushtruar dhunë ndaj meje dhe ka ushtruar dhunë. Ka filluar punë tani dhe unë jam i lumtur, por Zoti qoftë me të. Mbrëmë ka qenë e vetmja ditë që mua nuk me ka shqetësuar. Jam i merakosur gjithë kohës për të”.

Nëna e tij është një 85-vjeçare, e cila edhe ajo nuk mundet dot t’i vijë në ndihmë të birit, i cili dergjet në shtrat.

'Unë jetoj në Porcelan. Vij çdo ditë tek djali. E kam merakun këtu. E di që s'ka njeri. Një vajzë që kam, nuk ka mundësi. Kam një vëlla që vjen e ndihmon, por edhe ai i moshuar është', shprehet nënë e djalit përdorues i lëndëve narkotike.

I.K/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • pajtime: 20/02/2020 23:56

    C'JANE KETA MASKARENJ si lihen njerezit ne kete gjendje ,pa ndihme e pa perkrahje nga shteti,,,sherbimi social duhet te shkrihet fare,,sepse nuk po e ben punen,,ka dhe raste te tjera si ky,,,turp,turp,turp,...ju vrahte zoti dhe e pesofshi ne femijet tuaj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?