Lionel Messi po tregohet i magjishëm në Amerikë. Vetëm pak javë pas kalimit të tij në MLS argjentinasi ka arritur të fitojë trofeun e parë me Inter Miami-n. Kjo sepse në finalen e Kupës së Ligës kundër Nashvile fituan 10-9 me penallti. Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 1-1, por ishte Messi ai i cili zhbllokoi me një supergol duke kaluar Inter Miami-n përkohësisht në avantazh. Ky ishte goli i 10 në 7 ndeshje me skuadrën e re.
Edhe nga pika e bardhë e penalltisë Messi u tregua i saktë, ndërsa për të ky ishte trofeu i 44 në karrierë. Për rrjedhojë argjentinasi është bërë futbollisti më me shumë tituj në historinë e këtij sporti.