Kronikë

I maskuar si punonjës pastrimi, del video-ja sesi vrasësi i ruante shtëpinë 'mbretit shqiptar' të kokainës në Londër, u ekzekutua në sy të gruas dhe djalit

26 Nëntor 2021, 18:44| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 19:10

  • Share

Mediat britanike kanë publikuar një video të një personi i cili dyshohet se është vrasësi i shqiptarit Flamur Beqiri. Në video ky person shfaqet i maskuar si një punonjës pastrimi, ndërsa mësohet se për disa ditë me radhë ka vëzhguar nga jashtë shtëpinë e shqiptarit në Londër, deri në momentin e vrasjes.

Prania e tij iu ka bërë përshtypje një prej banorëve të lagjes teksa ai hiqej sikur mblidhte mbeturinat dhe e i ka kërkuar të largohej nga aty.

“Më falni, për kë punoni?” dhe më pas largohet duke i thënë: “Ikni që këtu ju lutem”.

Një ditë tjetër, duke ruajtur shtëpinë përsëri ai shfaqet në video i veshur me një xhup e syze të zeza. Këto pamje i kanë kaluar trupës gjykuese.

36-vjeçari shqiptar nga Kosova u ekzekutua me 10 plumba në sy të bashkëshortes dhe djalit përpara shtëpisë së tij në Londër më 24 dhjetor të 2019. Për vrasjen e tij janë arrestuar 4 persona të akuzuar për vrasjen, ndërsa personi që ruante videon dyshohet se është bashkëpunëtori i tyre. Beqiri ishte vendosur në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016 dhe u qëllua në oborrin e shtëpisë.

Ai u vra teksa po kthehej në shtëpi me gruan e tij dhe fëmijën, kur u qëllua në oborrin e shtëpisë në prezencë të tyre. I njohur me emrin Alex, Flamur Beqiri kishte gjithashtu nënshtetësi suedeze dhe ishte vëllai i modeles me origjinë nga Kosova Misse Beqiri.

Vrasja e tij dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Sipas policisë Beqiri ishte pjesë e kontrabandës së drogës, e cila financonte dhe stilin e jetës ekstravagante të tij, madje ai kishte edhe njw shtwpi me vlerw 1.7 milionw £. Beqiri, dyshohej se ishte përfshirë shumë në trafikun e sasive të mëdha të kokainës dhe kanabisit përmes Marokut dhe Spanjës në Suedi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?