Avokati Përparim Çaça u shpreh në Repolitix se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen që pas humbjes së zgjedhjeve të 2021. Shpresa e Bashës sipas avokatit ka qenë vetëm logo.
'E vetmja shpresë që ka pasur PD zyrtare ka qenë vetëm logo. Sepse nëse është ai që mendon se nuk ka nevojë për logo, ofiqe le të krijojë parti dhe të masi forcat. Gjithë këtë kohë nuk bëri për vete asnjë. Aty ku e filloi aty ngeli. Kjo që ndodhi sot, duhet të kishte ndodhur pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Do kishte qenë në nderin e tij. Duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Bëri një lojë. Zoti Berisha kur e pa çfarë po ndodhte e shkriu për 30 ditë. Kishte përballë një njeri që nuk e mundte dot. Ustallarët e vërtetë e dinë që Berisha nuk dorëhzohet kurrë. Në 97 askush nuk e mendonte se do kthehej Berisha. Jam shumë skeptik, sa i përket zgjedhjeve të 2025. Edhe betejën juridike me ligjin do ta fitoj', u shpreh avokati Përparim Çaça.
Lajmi kryesor:
Vendimi për vulën e PD-së/ Meçaj në Repolitix: Basha e kreu misionin, e shpalli liderin e opozitës! Avokati: Berisha thotë hajdeni me ne, por nuk lëshon karrigen
G.K//ReportTv.al