Aida Hajnajt, gruaja e parë në krye të FBI-së shqiptare, nga sot nuk do të jetë më drejtoresh e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Me 6 vota pro dhe 4 kundër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi lirimin e saj nga detyra pasi i mbaroi mandati. Ndarja e anëtarëve të KLP nuk lidhej me faktin nëse Hajnajt i mbaronte 5-vjeçari në detyrë por se kur përfundonte ky mandat, më 31 gusht apo 1 shtator.
Votimi i bë pas një debati të shkurtër, ndërsa duke filluar nga kjo e hënë, deri në përzgjedhjen e emrit të ri, BKH do të udhëhiqet nga zëvendësdrejtori Joni Keta i cili është njëherësh kandidat për të marrë drejtimin.
Procedura për zgjedhjen e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka nisur prej muajit qershor dhe aktualisht gjen nën ethet e garës 7 kandidatë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Kjo shtatëshe kaloi fazat e komisionit përzgjedhës, përbërë nga 3 prokurorët e SPAK Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, në një garë që nisi me 13 kandidatë. Ata iu nënshtruan testit për aftësitë fizike, esesë me shkrim dhe testit logjik, poligrafit dhe intervistës me gojë para komisionit.
Tashmë, i duhet të kalojnë në filtrin e një komisioni të dytë, atij për Verifikimit e Figurës dhe Pasurisë. Anëtarët e tij, gjyqtarja e posaçme Saida Dollani, 2 prokurorë të SPAK, Behar Dibra dhe Eneid Nakuçi, dhe dy hetues të BKH, u mblodhën këtë të premte, për të nisur kontrollin e kandidatëve. Rreth tyre mblidhet informacion nga shërbimi sekret dhe institucione për pastërtinë e figurës përfshirë dhe rrethin familjarë të tyre, si dhe analizohen pasuritë e tyre bazuar mbi deklaratat pranë Inspektoratit të Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. 7 kandidatët do të shortohen për tu përcaktuar relatori nga anëtarët e Komisionit i cili do të merret me secilin prej kandidatëve.
Pas këtij procesi, është sërish Komisioni i Përzgjedhjes, i përbërë nga treshja e SPAK që përcakton kandidatin më të mirë, i cili më tej do t’i nënshtrohet një programi trajnimi dhe do t’i dërgohet për miratim Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta
Komente

Po si mendoni ju per shembull, si te vihej direkt drejtuesi i ri,a nuk duhet t'i mbaroje njehere porosite e Altin Dumanit ky Joni Keta, para se te ike shefi i madh?! Turp e faqja zeze, drejtesia e re me "terital" te vjeter, te te vlereoje Behar Dibra a "bo a s'bo" per drejtor, cope budalli dmth, ku i ka çu mushka keta qe kane bere kete lloj ligji, keta qofshin!
PërgjigjuCfare ofendimi qe kemi drejtues te tille te bkh qe as per pastruese nuk e merrja ne shtepi se ngjan si e semure qe si ka thene njeri pune e mbare.
PërgjigjuOre c'jane keto ligje, qe klp vendos mbaroi mandati apo jo ( dhe me tej: ne 31 apo 01), kur mbarimi i mandatit eshte i percaktuar?! Me tej, cfare pengonte, qe drejtuesi i ri te ishte zgjedhur ndërkohë e te ishte gati te merrte detyren?! Pse behen keto lodra?!
Përgjigju