I mbaroi mandati, ambasadori i OSBE-së ikën nga Tirana: Do të rikthehem sërish në Shqipëri

25 Gusht 2020, 19:38| Përditesimi: 25 Gusht 2020, 19:56

  • Share

TIRANE-Shefi i prezencës së OSBE-së Bernd Borchardt do të largohet nga Shqipëria, pasi i mbaron mandati. Lajmi konfirmohet për Shqiptarja.com nga burime pranë Prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Diplomati në 2 shtator largohet nga Tirana, ndërsa në Vjenë ende nuk është vendosur emri i pasardhësit të tij. Ai qëndroi në këtë detyrë për 4 vite, ndryshe nga mandati që është 3. Borchardt në pamundësi për t'i takuar për shkak të situatës së COVID-it u ka dërguar një letër falenderimi miqve.

"Të dashur miq dhe kolegë,

Pas shtatë vitesh në Shqipëri dhe katër vjet si Shef i Prezencës së OSBE-së, tani jam duke arritur gjatësinë maksimale të një mandati të Shefit të Misionit. Unë jam duke u larguar nga Shqipëria në 2 Shtator.

Pas kaq vitesh do të qëndroj në kontakte me Shqipërinë dhe me shumë miq këtu. Jam i sigurt se do të takoj shumë prej jush kur vizitoj këtë vend të bukur dhe interesant.

Ju falënderoj për gjithë bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj. Më vjen keq që në kushte COVID nuk mund të ju ftoja për një pritje lamtumire ose për një takim tjetër personal.

OSBE është në proces të rekrutimit të pasardhësit tim. Në ndërkohë, për çdo pyetje programatike, ju lutemi kontaktoni znj. Jelena McCoy ([email protected]), për çdo pyetje të administrimit të misionit, ju lutemi kontaktoni z. Alexandru Murzac ([email protected]). Për çështje politike, ju lutemi kontaktoni z. Laurentiu Stinga ([email protected]).

Mund të më kontaktoni tek [email protected], ose me postë nën Bernd Borchardt Uhlgasse 2 53157 Bon / Gjermani

(Si nëpunës në pension në pension sigurisht që nuk do t’i kontrolloj postat e mia rregullisht J)

Ju uroj gjithçka më të mirë, qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm!" shkruan Bernd Borchardt në letrën e tij.

Bernd Borchardt  do të mbetet gjatë në memorien e shqiptarëve, pasi kreu i shtetit Ilir Meta e shpalli 'Non grata' në presidencë ambasadorin e OSBE, pasi ky i fundit kundërshtoi dekretin e tij për zgjedhjet vendore dhe për shkak të incidentit të ndodhur në kryeqytet ku ambasadori u tregoi gishtin e mesit disa protestuesve të 'Astirit'.

Komento

Komente

  • Iris: 26/08/2020 03:26

    Mr.Borchardt thank you very much for your service in Albania! Best wishes and good luck in your next mission!

    Përgjigju
  • Nkd: 26/08/2020 00:20

    Me mire te dale syri sesa nami. Ah cju ka bere PD-ja ju...

    Përgjigju
  • ed88: 26/08/2020 00:03

    Per faktin qe ka qene 7 vjet ne Shqiperi, kuptohet qe eshte ambjentuar dhe i ka pelqyer vendi dhe njerezit. Shoqeria shqiptare eshte e hapur dhe ndaj te huajit mundohet te jete gjithmone bujare dhe te tregoje respekt. Po te krahasosh psh shoqerine gjermane ndaj te huajve, eshte si nata me diten me ate shqiptare. Gjermanet si natyre jane shume te kufizuar dhe kurre nuk te bejne shok. Jane shume nervoze kur u shkelen te drejtat apo te prere kur flasin dhe nuk e njohin toleranzen si notion. Jeta e tyre eshte me shume komplexe dhe mendime ne koke, pershkakt te komunikimeve te pakta ne jeten e perditshme.

    Përgjigju
    • try: 26/08/2020 13:32

      urte se flet eksperti

  • Lili: 25/08/2020 23:14

    Sa te zote jeni me shpife. Keni ndonje prove qe ka shku me vajza te reja, qe ka marre leke, e ku di une? Fundja, OSBE-ja paguhet nga Vjena dhe jo nga shteti shqiptar, plus qe mban nja 60 vete ne pune (shqiptare) dhe ka bere ca projekte ne Shqiperi (por asnjeri nga ju ska marre mundimin me hape nje here faqen e internetit te OSBE-se po i futni nje koment kot pa lidhje. Te isha une do lejoja komentet vetem pasi te kaloni nje test inteligjence.

    Përgjigju
    • Ariu: 26/08/2020 09:39

      O lili...po ik o pird*u!

  • asd: 25/08/2020 22:39

    Lexoj disa komente... Ka fry xhepat, ka shfrytezuar femrat e dokrra te tjera. Eshte fakt qe gjithe te huajve u pelqen Shqiperia. Natyrisht qe ky eshte njeri si gjithe te tjeret dhe me aq sa dime nga lajmet, nuk ka bere asgje qe nuk do ta kishte bere cilido. Keshtu qe komentet negative behen pavlere sa kohe ato jane supozime.

    Përgjigju
  • Marsi: 25/08/2020 22:28

    ky osht tipiku gjermanit arrogant, dhe cuditerisht u msu keq nshqipri me kto qokat. Jam shume kurjoz ta di se cfare vijne me bo ktu kto te osbe kur ne sjemi shtet ne tranzicion dhe as shtet i botes se trete. Dhe per me teper a ka vete komuniteti europian ndonji organ kontrollues ANTIKORRUPSION me hetu ket lapanjosin dhe ate kacurrelsen Vlahutin qe hiku para ca kohesh, se tpakten per ate pati shume zera per korrupsion

    Përgjigju
  • Mirditor: 25/08/2020 22:24

    Të huajt vin në shqiperi për Femra vajzat e mitura se në ventet e tyre i fusin në burg por kan gjet vajzat shqiptare budallaqe që rrehen si kakamajt. Kto ambasador jan të gjithë të poshter edhe jetojn në shqiperi edhe jan rracista me ne. A e kuptojn shqiptaret se shqiperia bahet vetem mga shqiptaret. Të huajt vetem kan vjedh

    Përgjigju
    • Ehuu: 26/08/2020 08:57

      po m3 shqipot do behet qe ka mbi 100 vjet shtet e jemi te fundit

  • Bes: 25/08/2020 21:11

    E dim e dim si mer dot valixhet me euro me nje dore jane shume te duhen disa rruge se euro rryshfeti te ze sikleti me i nxjer jasht.

    Përgjigju
  • Riku: 25/08/2020 19:59

    Ne historine (e erret) do ngele Meta me ate veprim pa kuptim edhe LRI qe I dhunoi jeten familjare. Ky do ngelet ne kujtese per gjera te mira. Kush ma punuar me/per OSBE-ne e di kete.

    Përgjigju
    • Per Ariu: 25/08/2020 23:17

      Okay, ja po i largojme dhe te vazhdojme te ndihemi superiore me Ramen, Berishen dhe Meten, edhe shko beji ti presion Rames para kryeministrise sa here nuk je dakord, meqe qenke kaq vetevendosës, te shohim sa po ta fershellen paria jone e dashur.

    • Mirditor: 25/08/2020 22:27

      Ambasadort e huaj rrin në shqiperi sepse ktu ka shumë padituri, varfëri dhe kshtu përfitojn nga gjendja për me u marr me vajza të mitura. Me vjedh. Me pagujt ma pak tatime. Sepse në vetet e tyre kto nuk i pjerdh njeri

    • Ariu: 25/08/2020 20:54

      Ky eshte nje legen si shume te tjere qe ka ardhur ne Shqiper per te fryre xhepat me para, duke perfituar dhe nga ndjenja e inferioritetit qe kane shume shqiptare...si puna jote!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?