Yuval Raphael

Bota

I mbijetoi sulmit të 7 Tetorit, kush është 24-vjeçarja që do të përfaqësojë Izraelin në ‘Eurovision’

23 Janar, 17:52| Përditesimi: 23 Janar, 17:54

  • Share

Yuval Raphael është artistja 24-vjeçare që do të përfaqësojë Izraelit në festivalin evropian të këngës Eurovision 2025, që do të mbahet në Zvicër në maj të këtij viti.

24-vjeçarja është një nga të personat që i mbijetuan sulmit të 7 Tetorit në 2023 nga Hamasi, citon BBC, duke nënvizuar se ajo ndodhej në festivalin muzikor Nova kur sulmuesit e Hamasit vranë 360 të rinj pjesëmarrës në festë dhe morën peng 40 të tjerë.

Këngëtarja ka thënë se mbijetoi duke u fshehur nën trupat e pajetë brenda një strehe për tetë orë.

“Nuk mund ta shpjegoj se sa e emocionuar dhe sa gati jam! Faleminderit që më bëtë këtë nder të madh dhe më besuat të përfaqësoj vendin tim në skenën e madhe të Eurovisionit në Zvicër”, u shpreh ajo pasi u shpall fituese për të përfaqësuar Izraelin ne Eurovision

Kënga e saj zyrtare do të zbulohet në javët e ardhshme nga transmetuesi publik izraelit Kan, sipas faqes së internetit të Eurovision Song Contest.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cifuti: 23/01/2025 22:54

    Turp i madh te besh publicitet per keta qelbesira qe kane vrare me mijera femije dhe civil te pafajshem dhe si gjithmone mediat dhe politika jone bejne servilin e ketyre maskarenjve turp te keni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?