14 personat që shpëtuan pa ndonjë lëndim nga aksidenti i sotëm në Kroaci, ku humbën jetën 10 qytetarë nga Kosova.
Fidan Hajdari, i cili jeton dhe punon në Gjermani ka treguar mes lotësh sesi ndodhi aksidenti.
“Ne që ishim në pjesën e sipërme të autobusit nuk pësuam lëndime, por ata që ishin poshtë… ishte një masakër e vërtetë. Pothuajse të gjithë pasagjerët ishin duke fjetur në orën 6 të mëngjesit. Ende nuk e kam të qartë se si një tragjedi kaq e madhe mund të ndodhte. Gjëja e parë që mbaj mend pasi u zgjova nga rrotullimi, ishte mendimi se jemi rrotulluar, por se nuk ishte ndonjë aksident i madh. Në ato moment, nuk e mendoja se mund të ishte diçka shumë tragjike, por ja që ishte. Ne kemi ndihmuar të nxjerrim trupat e pajetë nga autobusi. Gjeta edhe mundësinë të lajmëroj familjen, të gjithë ishin të gëzuar”, ka deklaruar Fidan Hajdari, i riu i cili jeton dhe punon në Gjermani.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga, 10 viktima e 44 të plagosur! Arrestohet shoferi: Më zuri gjumi! Kosova nesër në zi kombëtare! Identifikohen 7 qytetarë që ndërruan jetë
M.Q./ReportTv.al