Bota

I mbyllur në tunel, pa bukë e pa ujë/ Hamasi publikon pamjet e pengut izraelit (VIDEO)

4 Gusht, 13:03| Përditesimi: 4 Gusht, 13:10

  • Share

Hamasi ka publikuar një video ku shfaqet 24-vjeçari izraelit Evyatar David, i cili u mor peng nga grupi terrorist më 7 tetor 2023, kur dhe nisën sulmet drejt Izraelit.

David shfaqet në një tunel, në kushte shumë të vështira, teksa ka deklaruar se nuk ka ngrënë për ditë të tëra.

"Nuk kam ngrënë për ditë të tëra... Mezi kam ujë të pijshëm", tha ai.

Pamjet shkaktuan kritika të mëdha, me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cila i cilësoi pamjet si “të tmerrshme” dhe tha se ato “zbulojnë barbarinë e Hamasit”.

Ndërkaq, Hamasi thotë se është gati t'u japë ndihmë pengjeve që mban në Gaza nëse Izraeli hap korridore humanitare përgjithmonë dhe ndalon "të gjitha format e trafikut ajror" gjatë dorëzimit.

V.GJ /E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andia: 04/08/2025 17:17

    Mos I mban vete Izraeli dhe i paraqet sikur eshte Hamasi se kam bindjen qe Hamasi nuk ekziston me. I nxjerr pikerisht kur po gjykohet rende nga e gjithe bota

    Përgjigju
  • Askushi: 04/08/2025 14:41

    E drejte qe jan pamje te renda por nuk krahasohen me krimet kunder femijeve dhe civileve duke mar ushqime dhe uje.si Hamasi dhe Netanjahu duhet te ndeshkohen

    Përgjigju
  • Shaban: 04/08/2025 13:23

    PO femijet dhe civilet palestineze qe po vdesin nga uria dhe plumbi?????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?