Nëpërmjet mashtrimit, 63-vjeçari Hil Gjokhilaj i cili i merrte paratë qytetarëve e më pas me shpejtësi largohej me motoçikletën e tij, është vënë në pranga nga Policia e Durrësit.
Gjokhilaj, banues në Lezhë, është dënuar disa herë më parë për veprën penale të “vjedhjes”.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar "Motoçiklisti".
Arrestimi i 63-vjeçarit, u realizua ditën e djeshme rreth orës 12:30 në lagjen nr.5 në Durrës, teksa po po vidhte në dyqan paratë e një qytetari, por policia e cila veproi menjëherë e vuri në pranga autorin.
Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas, gjatë viteve 2020 dhe 2021, dyshohet se ka realizuar disa vjedhje të tjera në qytetin e Durrësit, duke përdorur të njëjtën motoçikletë, konkretisht:
Më datë 21.07.2020, në lagjen nr. 14, Shkozet, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit Sh. M.;
Më datë 12.02.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetasit T. Rr., një shumë parash;
Më datë 05.03.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetases F. L. dhe më pas është larguar me motoçikletë;
Më datë 24.03.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetases A. B., një shumë parash;
Më datë 15.04.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetasit B. B., disa materiale me vlerë 9.000 lekë, në dyqanin e tij;
Më datë 24.05.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetases G. L., një shumë parash;
Më datë 24.05.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shtetases S. B., një shumë parash;
Më datë 17.06.2021 dyshohet se nëpërmjet mashtrimit për një produkt i ka marrë shtetases E. R., një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Vjedhja me anë të mashtrimit".