Foto ilustruese

Kronikë

I mituri dhunon gjyshen në Korçë, 33-vjeçari dhunë psikologjike babait në Kukës! Vihen në hetim

6 Qershor, 13:11| Përditesimi: 6 Qershor, 13:23

  • Share

Një 16-vjeçar në Korçë është vënë në hetim në gjendje të lirë pasi ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij. Kjo e fundit është pajisur me urdhër mbrojtje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve  në Komisariatin e Policisë  Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njoftoi Policia.

Ndërkohë, hetimi në gjendje të lirë ka nisur edhe për një 33-vjeçar në Kukës, i cili  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babit të tij, i cili po ashtu ka marrë urdhër mbrojtje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 33 vjeç, banues në Kukës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babit të tij 65 vjeçar, i cili  u pajis me urdhër mbrojtjeje”, informoi policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?