Shkodër- Një 16-vjeçar raportohet se është larguar një ditë më parë (10 mars) nga ‘Shtëpia e Fëmijës’ në Shkodër.
Sipas njoftimit të policisë ka qenë përgjegjësja ajo që ka kallëzuar ikjen e të mitutrit.
“M. B., 38 vjeçe, me detyrë përgjegjëse në Shtëpinë e Fëmijës, se me datë 10.03.2025, është larguar nga kjo qendër, 16-vjeçar”, informoi sot policia.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e djalit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Komento
Komente
