Foto ilustruese

VIP & Spektakël

I morën 10 mijë euro dhe stoli prej ari, këngëtares së njohur nga Kosova i hynë hajdutë në shtëpi! Në 2016 i dogjën makinën

29 Dhjetor 2021, 12:48| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 12:57

  • Share

Shtëpia e këngëtares së njohurit në Kosovë, Adelian Berisha është vjedhur.

Sipas njoftimit të policisë janë vjedhur 10 mijë euro dhe stoli prej ari, vlera e të cilave nuk dihet ende.

 “Rr. Shaip Kamberi, Prishtinë 27.12.2021-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur me force kane depërtuar në shtëpinë e saj nga e cila kanë vjedhur para të gatshme dhe disa stoli ari.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 01:30, në rrugën “Shaip Kamberi” të kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se në vitin 2016, këngëtares i është djegur makina, ku një person kishte thyer xhamin me gurë dhe i kishte hedhur benzinë.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?