Alda Klosi, e cila ka mbajtur postin e shefes së kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ka folur sot për vjedhjen në banesën e saj nga pastruesja e djali i saj, një vjedhje mbi 120 mijë euro.
Klosi ka thënë se ka qenë ajo vetë që ka bërë denoncimin për policinë dhe se të gjithë shumën e kishte të deklaruar. Madje ajo tregon se shumën e kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait të saj i cili sipas saj është në gjendje të rëndë në spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Lekët i kam të gjitha të deklaruara. Lekët i kisha për një rast fatkeqësie, për xhaxhin tim që e kam me tumor. Ndodhet në SHBA. I kemi gjetur, mbledhur lekët për këtë rast. Unë kam qenë në Amerikë. Denoncimin e bëra vetë. E kisha punësuar prej 5 vitesh. Ajo ka bërë masakër në hapjen e derës. Ka inskenuar një skemë llahtari. Ka inskenuar vjedhjen. Banesa është hapur me çelës. Por ajo e inskenoi. Kishte inskenuar sikur ishte grabitje. Hedhur rrobat, shqyer dollapi”, ka thënë ajo për ‘5pyetjet.al’.
Policia arrestoi sot Rozeta dhe Havier Dobin, ndërsa brenda banesës së tyre sot u zbuluan edhe 404,800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të gjitha të fshehura në tubin e aspirimit.
Lajmi kryesor:
Iu vodhën 120 mijë € në banesë në Tiranë, nën hetim ish-shefja e Kabinetit të Arben Ahmetaj! Pastrueses hajdute iu gjetën sot edhe 400 mijë euro
K.T./ReportTv.al