I morën drejtoreshës së Vilma Nushit 50 mijë euro përmes mashtrimit! Burg kushëririt të Florian Gjergjit! Zbardhet dëshmia në gjykatë

2 Dhjetor 2023, 11:16| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 12:19

  • Share

Kristjan Lukaj, 29 vjeç, me origjinë nga Shkodra, i cili u arrestua ditën e djeshme, la sot në burg nga Gjykata e Tiranës, për bashkëpunim në skemën e mashtrimit ndaj drejtoreshës së marketingut të biznesmenes Vilma Nushi, të cilës i morën 50 mijë euro.

Ngjarja ashtu si katër raste të tjera mashtrimi ndaj biznesmenëve, është organizuar e drejtuar nga i shumëkërkuari Florian Gjergji.

I riu që dyshohet se të gjithë aktivitetin kriminal e dirigjon nga Gjermania, kësaj here përfshiu djalin e dajës. Lukaj rezulton të jetë kushëri me mashtruesin përsëritës të biznesmenëve.

Më 24 nëntor, për mashtrimin e drejtoreshës së Vilma Nushit, së cilës i morën 50 mijë euro u arrestuan 2 persona, Alban Gjoni dhe Rudor Balla.

Ngjarja u denoncua në polici vetëm pasi punonjësja e kompanisë u takua me pronaren pasi kishte dorëzuar paratë dhe kuptoi se ajo nuk e kishte kërkuar një shumë të tillë.

Para togave të zeza shkodrani Lukaj është shprehur se nuk kishte dijeni çfarë po ndodhte dhe për skemën e mashtrimit që kishte krijuar Florian Gjergji. Sipas deklaratave të tij, ka lëvizur me makinë për të marrë paratë, sipas porosisë që i kishte kërkuar Florian Gjergji, pa i treguar se po mashtronin.

 Alban Gjoni dhe Rudor Balla dyshohet se janë personat që nëpërmjet mesazheve i kanë kërkuar paratë drejtoreshës në kompaninë e Vilma Nushit.

Më herët, për të njëjtin rast janë sekuestruar 8250 euro, 25 000 lekë dhe 1 automjet. Pas këtyre skemave mashtrimit dyshohet se fshihet shkodrani, Florian Gjergji, në kërkim prej fillimit të vitit 2023.

Nga janari deri në nëntor grupi që drejtohej nga Gjergji ka arritur të mashtrojë disa persona dhe shuma që do të përfitonin përllogaritet në 800 mijë euro. Ai përdor aplikacionet “Telegram” dhe “Signal”, ku u prezantohet biznesmenëve, kryesisht të fushës së ndërtimit, duke përdorur emra kryebashkiakësh, ministrash, apo edhe drejtues të institucioneve shtetërore.

Shpesh Florian Gjergji është prezantuar si Erion Veliaj, emrin e të cilit e ka përdorur disa herë për të zhvatur biznesmenët përmes mesazheve që u dërgonte.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?