Një nga mjekët e arrestuar, Serdi Memini

Kronikë

I morën ryshfet babait të të plagosurit nga masakra e Velipojës, Gjykata e Apelit në Shkodër lë në burg dy mjekët dhe infermieren! Avokati: S'ka prova

22 Korrik 2021, 14:28| Përditesimi: 22 Korrik 2021, 14:49

  • Share

SHKODËR- Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” për dy mjekët Serdi Memini dhe Ervin Sulaj si dhe infermieren Diellë Macaj. Avokatët mbrojtës Anton Kosteri, Bujar Hoti dhe Landa Marku kërkuan zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg” duke thënë se ndaj dy mjekëve nuk ka asnjë provë, por kjo u rrwzua nga gjyqtari i çwshtjes Tonin Stërkaj.

Dy mjekët janë arrestuar në spitalin e Traumës në Tiranës të dyshuar për korrupsion pasi dyshohet se i kanë marrë para Fatbardh Dyli, babai i të plagosurit Elmidin Dyli i cili u plagos në ngjarjen e rëndë në Velipojë më 27 qershor ku pati katër të vrarë dhe dy të plagosur mes të cilëve edhe 17 vjeçari Dyli. Pas arrestimit të mjekëve, bluzat e bardha dolën në protestë duke e quajtur arrestimin e tyre si show, shkelje e ligjit dhe abuzim.

Ngajrja e rëndë u regjistrua pak javë më parë, ndërsa gjithçka nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh, por që përfundoi në një masakër.

Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel 'Fantazia' u përplas me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit 'Gocaj'. Viktima mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte ditën e parë të punës si kamerier në hotelin Gocaj.

Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut, janë të arrestuarit e vetëm për këtë ngjarje, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dhe tre djemtë  e Hasan Ferracakut, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, pasi dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?