Foto ilustruese

Kronikë

I mori 6300 euro një personi duke i premtuar favore në shtet, arrestohet 54-vjeçari nga Korça (EMRI)

25 Shtator, 11:12| Përditesimi: 25 Shtator, 11:13

  • Share

Një 54-vjeçar u arrestua nga Policia e Korçës i akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Ai u denoncua nga polici nga një53-vjeçar, i cili kishte rënë pre e mashtrimit të 54-vjeçarit Ilir Zisko.

Zisko i kishte marrë disa herë para duke i premtuar se do ta ndihmonte me anë të njohjeve që kishte me disa drejtues të institucioneve shtetërore. Ilir zisko dyshohet se gjatë 4 muajve, i ka marrë 6.300 euro 53-vjeçarit, nëpërmjet mashtrimit.

“I mori 6300 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 54-vjeçari.      

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, se një shtetas i kishte marrë disa herë para, duke i premtuar se do ta ndihmonte me anë të njohjeve që kishte me disa drejtues të insitucioneve shtetërore, kanë kryer veprimet hetimore  për rastin dhe kanë vënë në pranga shtetasin:      

I. Z. 54 vjeç, banues në Korçë. 

Ky shtetas dyshohet se gjatë 4 muajve, i ka marrë 6300 euro, 53-vjeçarit, nëpërmjet mashtrimit.      

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mashtrimi", njofton policia.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shkarkimi i Veliajt, a duhet të ketë zgjedhje në Tiranë pa pritur Kushtetuesen?