Besart Logu sot në SPAK

Kronikë

Akuzohet se i mori 8 mijë euro klientit për të ndikuar te drejtësia, SPAK merr në pyetje avokatin Besart Logu

15 Shtator, 12:26| Përditesimi: 15 Shtator, 12:31

  • Share

Avokati i njohur Besart Logu është marrë në pyetje ditën e sotme nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Logu ndodhet në “arrest shtëpie” vendim i dhënë nga GJKKO si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”.

Nga hetimet e SPAK ka dyshime të forta se Besart Logu i ia marrë klientit të tij Salvatore Castorina, shumën e parave 8 mijë euro duke i premtuar në këmbim ndikimin tek prokurori dhe gjyqtari i çështjes për ta liruar nga burgu.

Që prej dhjetorit 2024 e deri më tani, ka rezultuar se avokati i ka mbajtur për vete paratë dhe nuk kanë prova që t'ua ketë dhënë funksionarëve të drejtësisë. Megjithatë hetimet vijojnë ende për dokumentimin e plotë të rastit.

Ndryshe Besart Logu njihet dhe si aktivist i Partisë Demokratike ndërsa mban dhe postin e zv.drejtorit në Departamentin e Drejtësisë në PD, Më herët ai ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD prej korrikut 2021 deri në qershor 2025.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?