Avokati Besart Logu në SPAK

Kronikë

Akuzohet se i mori 8 mijë euro një klientit italian/ Apeli i GJKKO i heq masën e sigurisë avokatit Besart Logu, por i ndalon të ushtrojë profesionin

29 Shtator, 11:13| Përditesimi: 29 Shtator, 11:56

  • Share

Apeli i Posaçëm vendos të heqë masën e sigurisë arrest shtëpie të vendosur nga GJKKO për avokatin Besard Logu. Po ashtu, Apeli i Posaçëm vendosi për të masën e mos-ushtrimit të profesionit, për shkak të rrethanave familjare.

“Ndryshimin e Vendimit Nr. 92, datë 11.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Caktimin ndaj Z. B.L. të masës së sigurimit ndalues të parashikuar nga neni 243 i Kodit të Procedurës Penale, duke urdhëruar ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të profesionit të avokatisë.

Urdhërohet sekretaria gjyqësore që një kopje të këtij vendimi t’i njoftohet Dhomës Kombëtare të Avokatisë”, thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO.

Në 10 shtator të këtij viti, ndaj avokatit Besart Logu, u vendos masë sigurie ‘arrest në shtëpi’ nga GJKKO, pasi akuzohet nga SPAK se i mori 8 mijë euro një një klienti italian me qëllim për të ndikuar tek organet e drejtësisë për çështjen e tij.

Në njoftim, SPAK bënte me dije se avokati Logu i mori paratë prej 8 mijë për të ndikuar të funksionarët e drejtësisë, dhe jo për shërbime avokatie, siç pretendoi pak më herët vetë avokati në një reagim në rrjetet sociale.

Prokuroria e Posaçme bën me dije se e ka të dokumentuar me përgjime dhe filmime marrjen e parave nga avokati Logu, episod i ndodhur më 13 dhjetor 2024.

Hetimi për avokatin ishte regjistruar më herët, në datë 27 nëntor 2024, në bazë të kallëzimit nga vetë klienti i tij.

Report Tv mëson se shuma e parave prej 8 mijë, avokatit Logu iu dorëzua nga një agjent i infiltruar i BKH-së, që ishte prezantuar si i afërm i klientit italian.

Këto para, avokati i kishte premtuar se do t’i përdorte për të ndërhyrë te prokurori e gjykatësi me qëllim që ta lironte nga qelia klientin e tij.

Që prej dhjetorit 2024 e deri më tani, ka rezultuar se avokati i ka mbajtur për vete paratë dhe nuk kanë prova që t'ua ketë dhënë funksionarëve të drejtësisë. Megjithatë hetimet vijojnë ende për dokumentimin e plotë të rastit.

A.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?