TIRANË- Pas pesë ditësh qëndrim në qeli, ish-sanitarja e spitalit COVID-2 ,Tire Alldërvishi kërkon lirinë. Report Tv ka siguruar kërkesën e paraqitur në Apel nga Alldërvishi e cila thotë se mbajtja e saj në burg mund t'i rrezikoj jetën të tjerëve pasi ka qenë vetë e infektuar me COVID dhe nuk e di nëse është nëgativizuar.
“Unë kam qenë e infektuar me COVID dhe e shtruar në sanatorium, ende s’kam marrë përgjigjen e tamponit të negativizimit dhe nuk e di nëse jam shëruar”, thuhet në kërkesë.
Me këtë argument Tire Alldërvishi ka kërkuar heqjen e arrestit të caktuar më datë 14 janar nga gjyqtarja Rexhina Merlika në dhomën penale të gjykatës së Tiranës.
Një tjetër argument i përdorur nga mbrojtja e Alldërvishit është edhe regjistrimi i saj nga emisioni investigativ, e sipas tyre ato filmime të përdorura për procedimin penal janë të jashtëligjshme.
Për këtë çështje, prokuroria e Tiranës ka hapur një hetim dhe ka sekuestruar regjistrat e hyrje daljeve në COVID- 2, pamjet filmike dhe ka marrë në pyetje disa nga personat që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.
Pak ditë më parë, Alldërvishi u denoncua nga vajza e një pacienteje që ndërroi jetë në COVID- 2, për të cilën Tirja kishte kërkuar para në ditë të ndryshme në afro 800 mijë lekë, me argumentin se kujdesej për shëndetin e nënës së saj.
Ndërsa në përgjimet telefonikë Tirja i drejtohej vajzës duke i thënë “mund të gjesh edhe dikë që të shërben më lirë, s’më mbetet hatri”.
Sigurisht qe rrezikon te infektosh te tjeret,por jo me virusin e Covidit,por me virusin e korrupsionit e shantazhit.Aty te kalbesh e te vuash ,sic vuajti kushdo qe i zhvate para e si dhe' sherbim!Kjo do qe t'i nxjerre te paligjshme dhe xhirimet,por duhet ta dije se edhe po ia arriti,nuk ka per te fituar 100%,se grykesia e saj ishte aq e madhe ,sa qe la mesazhe e telefonata,qe s'ka gjykate ne bote, qe t'i quaje te paligjshme.Ato vlejne me shume se xhirimet.
PërgjigjuVdeksh ne burg moj plehre grua...
Përgjigjuja dhe plerat qe nuke kane te mbaruare ne vendin tone te vrafte Zoti
Përgjigju