Shefi i Antidrogës së Durrësit gjobëvënie biznesmenëve, në pranga me urdhër të SPAK! Shantazhoi pronarin se do i mbyllë lokalin, i mori 10 mijë euro

15 Gusht, 21:30| Përditesimi: 16 Gusht, 11:06

  • Share

DURRËS - Shefi i Antidrogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Preçi është arrestuar me urdhër të SPAK dhe kërkesë të AMP, për shpërdorim detyre dhe Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Ai ka rënë në pranga me urdhër të SPAK, pas një skemë gjobvënie ndaj një biznesmeni në qytetin bregdetar të Durrësit.

Gazmir Preçi ka shantazhuar pronarin e një klubi nate te Ura e Dajlanit se do t’i mbyllë biznesin dhe i ka kërkuar si ‘gjobë’ 20 mijë euro. Duke shfytëzuar pozitën e tij drejtuese, shefi i Antidrogës në Durrës ka arritur që t’i marrë pronarit të lokalit në fazën e parë vetëm 10 mijë euro.

“Arrestimi i tij u bë i mundur, pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke aplikuar metoda speciale, si rezultat i të cilave u siguruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit”, njofton policia.

Pas hetimeve që AMP ka zhvilluar për disa javë, i është drejtuar SPAK me kërkesë për urdhërarrest për policin Preçi. Ai u arrestua mbrëmjen e sotme, 15 gusht 2024, ndërsa në momentin që mbërrin në komisariat dallohet me pranga në duar, shapka dhe pantallona të shkurtra.

Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumente që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.

Emri i Preçit del edhe në një shkelje tjetër në vitin 2021, ku ndaj tij ishte caktuar masa detyrim paraqitje, pasi bashkë me efektivë të tjerë lejuan kultivimin e kanabisit në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës. Preçi ishte ish-Shefi i Komisariatit të Policisë Mallakastër.

1723751684_1723750833gazmirprei.jpg

Shefi i Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Takmaku: 16/08/2024 11:03

    Midis dy epokave Berisha-Rama ka nje ndryshim punonjes ne sherbim te shtetit te korruptum ka pas ateher edhe sot vetem se ateher nuk u pranonte as denoncimi e jo ma arrestime,kurse sot te pakten arrestohen edhe nuk hyjn ma ne polici sa te jet jeta!!

    Përgjigju
  • noli: 16/08/2024 10:09

    Cep me cep nga Saranda der ne fund fare ka vetem njerez te tille ne polici bashki e pushtet . Asnje lloj zyre nuk punon per kete popull, vetem per te rrjepur e shantazhuar. Nuk ka me kalbesire se ky lloj shteti e nuk ka kurre per tu bere me keq. Ky vend e ky shtet ka kap fundin. Te rroje mbreti..

    Përgjigju
    • Toli: 16/08/2024 11:09

      #Noli.Super i sakte.ste heq nje presje

  • Anna: 16/08/2024 08:31

    Po spaskemi njerez te drejte dhe te devotshem për poste drejtuese xhanem Vetem maskarenj e dallaveraxhinj Le qe me te miret e te shkolluarit ikin ne emigrim Mmmmm

    Përgjigju
    • ilir: 16/08/2024 20:33

      Shqiperise i ka ikur truri me kohe. Keta qe kane lindur ne vitet 80/90,kane jetuar vitet e luftrave e grabitjeve, bandave e te forteve.Edhe sikur te ktheheshin menjehere 1mln e ca te ikurit, me edukaten e kulturen qe disponojne,prape ketu do te duheshin nja 30 vjete per ta kthyer ne nje vend normal.

  • Ganiu: 16/08/2024 07:48

    100% e policise eshte ne kete derexhe

    Përgjigju
  • Xhoga: 16/08/2024 07:45

    Ky tipi kur ka qene te krimi ekonomik në Lezhë më ka marrë 1 milion lekë për 1 faturë me adresë të gabuar më ka blloku gjithe mallin në makine kot me pretekstin për të marrë lekët. Nga bankomati terhiqen 750 mi lek. Më ka taku në tiranë më ka marr 250 të tjera si legen.

    Përgjigju
    • pyetje: 16/08/2024 12:28

      E pse se denoncove ti kur ishte fjala se ndaj teje kishte ushtruar nje kompetence pa te drejte. Apo se edhe ti kishe bere evazion fiskal dhe kishe frike te besh nje denoncim te tille se mos penalizoheshe edhe ti. Nuk e legjitimoj aspak veprim te tille dhe cdo veprim te ketij oficeri por me vjen cudi pse e denonconi ne komente dhe jo atje ku duhet

    • Ana: 16/08/2024 10:03

      Pa fjale

  • Tani: 16/08/2024 07:03

    Policia është kthyer 90% organizatë kriminale.

    Përgjigju
  • Didani!: 16/08/2024 04:54

    Unikale ne bote. Polici gangster! Turp. Ne se policia katandistet ne kete gjendje,shteti duhet te jap alarmin!

    Përgjigju
  • Iris: 16/08/2024 03:27

    Shume mire qe e arrestuan dhe aq me mire qe aksioni nuk u dekonspirua nga vartesit e koleget e tij,meqe ishte dhe shef,po perse shefi i antidroges kercenon me mbyllje lokali po nuk ju dha shuma qe kerkonte? Cfare /te paligjshme/,cfare shkelje kishte lokali? Per kete nuk jepen sqarime nga policia!

    Përgjigju
  • Shteti Mafioz i Rames: 16/08/2024 01:43

    Bo bo si e ka katandisur shtetin Kryemafiozi Edi Rama. O zot pse kaq kriminele te pa-shpirt i ke vendosut ne udheheqje Shqipetareve?! Kur do te mbarojne vuajtjet e ketij populli?!!

    Përgjigju
    • Popull: 16/08/2024 08:21

      Ti mendon se ne shtetin e Saliut ska pas te tille?! Qe eshte turp per Famen eshte ,por mos harro se tani dhe arrestohet ndonje atehere nuk di te arrestohej ndonje prokuror a polic.

  • Elton: 16/08/2024 01:06

    Po shefi operaciinales durres Sajmir Arapi ku eka rradhen dini gje ( spaku) dhe ky po gjibvenes esht.

    Përgjigju
  • Beni: 15/08/2024 23:37

    Te lumshin duart o SPAK por shiko pak me larte se nuk ka mundesi mos e dije drejtori se cfare ben polici vet.Ata gjejne persona ne kerkim nuk po dikan cfare bejne policat e tyre?!!!Arresto ndnj drejtor mos e mblidh doren vetem me ushtare se te gjithe e dine si funsjonon realiteti ne Shqipëri.

    Përgjigju
  • F.Cena: 15/08/2024 23:22

    Ky boti i rrujti spaçiatoret e tempulliit 1.2.3….e paska fidhu me gjoba biznezesh?po clillja ka ky me ktrimet ekonomike apo meqe esht shoku ngusht i drejtoriit durrrsit?

    Përgjigju
    • Andi: 16/08/2024 08:31

      Po pse nuk mund të shesin drogë nëpër lokale? Dhe ky mer pjesën e vet

  • wiwiwiwiwiii: 15/08/2024 23:17

    ok,po ata te SPAK kush i arreston??... JUST IN CASE

    Përgjigju
    • Biku: 16/08/2024 10:34

      Puete njeher mamin se ajo e di

  • Realiteti: 15/08/2024 23:15

    Ky ndyresire polic do mbroje femijet dhe rinine nga droga? Sa jane si ky ne policine e shtetit? Me qindra police dhe me qindra shefa. Policia e shtetit eshte kthyher ne nje organizate kriminale ku fjala me e poshter qe perdoret nga politika eshte vetepastrim. Si do vetepastrohen duke fituar banditi me i forte? Ky ka qene i arestuar ne 2021 kush e vendosi prape polic dhe shef? Rrumbullaku qe kercenon median? Apo kupola e krimimalizuar e policise se shtetit dhe AMP?

    Përgjigju
    • Azem Beqiri: 16/08/2024 11:40

      Sikur shendetesia dhe arsimi jane me mire... Sikur partite politike jane me mire... Po kshu asht gjith shteti e populli shqiptar, i kriminalizuar dhe korruptuar gjer ne palce, jashte binareve te ligjit dhe moralit. Mjere ne ku na ka ra fati me jetue... Ne 15 vitet e ardhshme ketu kan me mbet vec 1.2 milion pleq...

  • Zakarel zaka: 15/08/2024 22:49

    Kalbeni ne burg

    Përgjigju
  • EXP RENTAL CARS: 15/08/2024 22:35

    po keto jane dhe cuna te rinj po ca populli paskena qen per te vene ulerimat po ju shtofte jeta spakut qe po i tregon vendin ordinereve te policise.

    Përgjigju
  • Genti: 15/08/2024 22:31

    Korrupsion vjedhje nga te gjitha anet.Mjerr ne ku jetojm

    Përgjigju
  • Or tej: 15/08/2024 22:15

    Shefa antidroge e policie qe jane me te keqinj se kriminelet or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • O sa mire me qene shqiptar: 15/08/2024 22:12

    Ca bëhet aty or aman,po na mbytën, korrupsion i gjallë,qe nga me i vogëli deri te më I madhi...hajde Shqipëria2030 hajde

    Përgjigju
    • Beni: 15/08/2024 22:48

      Shqiptaret kan rreshkit o mret

  • Tiku: 15/08/2024 22:10

    Po nendrejtori policis durres bujar deljadhisi kur e ka rradhen

    Përgjigju
  • Lwls: 15/08/2024 22:09

    Keta qe do na mbrojn femijet ngs droga ca ke ber o rama me re sigurt besoj se jeni ekuador o njeri felliqesir o i pabbes kemi luftuar per mty o vemje harrem cdo gke ndyrsir smarim dot nje te drejt pa paguar gjoben o ndyrsir o besprem u denofte zoti per ate qe i keni ber ketij populli

    Përgjigju
    • Elton: 16/08/2024 01:00

      Po shefi operaciales ne drejtorin e qarkut durres Sajmir Arapi gjobvenes dhe kyy, dini gje kur eka rradhen ? ( Spaku )

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?