Foto ilustruese

I mori me qira makinën dhe nuk ia ktheu, në kërkim 33-vjeçari në Elbasan! Pronari i ‘Benzit’ e kallëzoi në polici

23 Tetor 2023, 14:17| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 14:23

  • Share

Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim për mashtrim, pasi i ka marrë makinën me qira një personi dhe nuk ia ka kthyer më.

Bëhet fjalë për E. Z., 34 vjeç, banues në Gramsh, i cili u shpall në kërkim pas kallëzimit të bërë nga pronari i makinës së marrë me qira.

“Specialistë të Policisë Elbasan, pas kallëzimit në Polici, nga shtetasi R. M., se shtetasi F. K., 33 vjeç, banues në Gramsh, i kishte marrë me qira një automjet tip "Benz" dhe nuk ia kishte kthyer më, kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin F. K., për veprën penale "Mashtrimi"”, njofton policia.

Vijon puna për kapjen e 33-vjeçarit, gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit, si edhe për sqarimin e rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?