Foto ilustruese

I mori portofolin me dhunë 56-vjeçarit, arrestohet autori në Divjakë

21 Dhjetor 2021, 19:48| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 19:54

  • Share

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia në Divjakë pasi akuzohet se i ka vjedhur portofolin me dhunë një 56-vjeçari.

Mësohet se ka qenë Ll.M., që ka denoncuar Edmond Gjinin se i ka vjedhur portofolin me një sasi parash duke e goditur me sende të forta.

54-vjeçari Gjini akuzohet për veprat penale "Vjedhja me dhunë" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".

Burime bëjnë me dije se autori i vjedhjes ka qenë i dënuar më parë për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i Policisë
I mori portofolin me dhunë 56-vjeçarit, duke e goditur me sende të forta, Policia identifikon, kap dhe arreston autorin.

Pas marrjes së denoncimit nga shtetasi Ll. M., 56 vjeç, banues në Divjakë, se një shtetas i kishte marrë me dhunë portofolin me një sasi parash, duke e goditur me sende të forta deri në humbjen e ndjenjave, menjëherë shërbimet e Policisë Divjakë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan për veprat penale "Vjedhja me dhunë" dhe "Plagosja e lehtë me dashje", shtetasin E. Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë, i dënuar më parë për veprën penale  "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të parave që autori i ka vjedhur me dhunë 56-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?