Foto ilustruese

Kronikë

Lushnjë/ I mori ryshfet ‘klientes’, në kërkim që prej qershorit 59-vjeçarja që hiqej si avokate! Licenca iu hoq para 7 vitesh! (EMRI)

10 Shtator, 10:26| Përditesimi: 10 Shtator, 12:13

  • Share

Klotilda Kola 59 vjeçe, me profesion avokate në Lushnjë, është shpallur në kërkim nga Policia e Ferit pasi dyshohet se i ka marrë ryshfet një gruaje duke e mashtruar për shërbimin që supozohej t’i ofronte.

Burime për Report Tv kanë mësuar se avokatja Klotilda Kola, prej më shumë se 7 vitesh nuk është pjesë e Dhomës së Avokatisë në Lushnjë dhe se ajo nuk ka licensë për ushtrimin e profesionit dhe as një zyrë avokatie në Lushnjë.

Dyshohet se Klotilda Kola mashtron qytetarët duke u marrë para për shërbime që nuk i ofron. Licensa Klotilda Kolës dyshohet se i është hequr prej 7 vitesh nën akuzat për mashtrim të vazhdueshëm të klientëve duke u marrë para e duke mos dhënë shërbimin juridik.

Avokatja u denoncua në policia nga një kliente, e cila pretendonte se Kola i kishte marrë një shumë eurosh duke i premtuar përshpejtim të procesit në regjistrimin e pronës së saj. Kjo nuk është hera e parë që Kola është denoncuar nga qytetarë me të njëjtat akuza. Më 3 qershor, policia ka pasqyruar një tjetër denoncim nga dy persona, të cilët akuzojnë Klotilda Kolën se u ka marrë para dhe nuk i ka përfaqësuar në gjykatë.

Që prej asaj date, avokatja Klotilda Kola është shpallur në kërkim nga autoritetet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare shpallën në kërkim shtetasen K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, me profesion avokate, pasi ka kallëzuar një shtetase, se i ka marrë një shumë eurosh, duke e mashtruar se do të përshpejtojë procesin për regjistrimin e pronës së saj. Punohet për kapjen e shtetases K. K., si dhe për verifikimin e kallëzimit”, njofton policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?