I moshuari ngacmoi seksualisht të miturën në Korçë, flet nëna e 11-vjeçares: I ka folur fjalë të pista, në dyqan

17 Tetor, 16:52| Përditesimi: 19 Tetor, 11:40

  • Share

Një 68-vjeçar në Maliq ra në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë vetëm 11-vjeç.

Nëna e të miturës tha për median se një ditë më parë e kishte dërguar vajzën në dyqan për të blerë ushqime dhe aty bashkëfshatari, pronar i dyqanit, e ka ngacmuar me fjalë erotike, por nuk ka tentuar ta preke apo te kryeje veprime te tjera.

"Çupën nuk e ka prekur, vetëm llafe të pista kështu më tha çupa kaq. Nuk e di tani vajza ishte vetë aty. Nuk e dërgoja shpesh ndonjëherë në të rrallë" ,tha nëna e vajzës.

Ndërsa vëllai i të arrestuarit dhe kryeplaku i fshatit thanë për mediat, se 68-vjeçari jetonte vetëm, por është njeri korrekt dhe nuk ka kryer kurrë veprime të turpshme.

"Unë nuk di gjë fare,nuk isha këtu,më thirrën mbrëmë në orën 17:30, ishte policia, do ta marrim tha se ka ndodhur një mosmarrvëshje, rreth orës 16:00. E morën dhe ikën,kaq di unë,nuk di gjë tjetër. Mbrëmë e arrestuan, më thirrën se ishte policia këtu.Vajza nga i njëjti fshat është, por banon në lagje tjetër.

Unë nuk di gjë por këtu do ketë ardhur për ndonjë gjë (për të blerë në dyqan),vëllai ka dyqanin e tij.

Unë nuk e di fare çfarë ka ndodhur, por nuk ka mundësi,ja pyesni ndonjë banor tjetër mos më pyesni mua, nëse ka patur qoftë edhe me ndnjërin ndonjë gjë.

Për këtë që akuzohet nuk bëhet llaf, jo kurrë…Do dalë e vërteta,vetëm ai burrë nuk i bën këto gjëra. Atij nuk i ka dalë gjysmë llafi në fshat, ju interesohuni,pyesni këdo.

Jemi shumë të prekur nga kjo situatë,nuk është gjë e pakët të thonë për vëllanë ashtu,nuk ka pasur asnjë lloj problemi,kurrë. Vëllai nuk është i martuar, jeton vetëm", ka thënë i vëllai.

Kryeplaku shkon me tej kur thote se denoncimi mund të jetë i sajuar, pasi familja e vajzës kishte marrë ushqime në dyqan dhe i kishte lek borxh autorit.

"Ai është njeri shumë i mirë,nuk e bën këtë punë,ma merr mëndja mua që nuk e bën kërë punë,çfarë të them unë tashi. Ne nuk dimë asgjë,po nuk foli drejtësia ai do flasim ne. Në marrëdhënie me banorët është shumë i mirë, korrekt,ne s'na i merr mendja që të ketë ndodhur kjo punë.

Ndoshta prindërit e vajzës i kanë patur lekë borxh,se ai në fakt jep shumë borxh,për ata që nuk kanë ju jep gjëra me lekë borxh. Si bashkëfshatarë njiheshin, po hyrje dalje nuk kishin. Ai është beqar,nuk është i martuar por i asaj pune nuk është', ka thënë kryeplaku i fshatit Alfred Skënderi.

Ndërkohë edhe një banor i zonës shprehet se ai nuk është njeri i tillë.

"Ai ka 30 vjet që tregton në dyqan,nuk i ka dalë një llaf. Aty venë gra e vajza e të gjitha. Tani ky 70 vjeç të arrijë te një gocë 10 vjet mua nuk ma pret mëndja.

Unë e njoh mirë nuk e kam as fis asgjë. Opinoni është i mirë në fshat për të, tani policia le të marrë dhe atë se ka nja 100 mijë borxh atje", ka thënë një banor i zonës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?