Foto ilustruese

I moshuari përplaset nga Benzi në Durrës dhe përfundon në spital

2 Janar 2021, 17:06| Përditesimi: 2 Janar 2021, 17:09

  • Share

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Durrës, ku ka mbetur i plagosur një këmbësor, i cili ka përfunduar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në orën 14:50, në lagjen nr.7, dhe ka qenë L. Sh., 27 vjeç, i cili me makinën e tij tip "Benz", ka aksidentuar një këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 70 vjeç, i cili është dërguar në spital menjëherë.

"Më datë 02.01.2021, në orën 14:50, në lagjen nr.7, Durrës, shtetasi L. Sh., 27 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasin këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 70 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes", thotë policia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?