Klodian Duro, trajneri i Gjilanit

I mundën në miqësore, Gjilani i merr Kukësit edhe 2 futbollistë

5 Korrik 2023, 15:50| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 15:51

  • Share

Gjilani fitoi dje 1-2 në "Kukës Arena" me vendasit, teksa 'Skifterët' duket se kanë 'grabitur' edhe dy lojtarët e verilindorëve. Sipas medieve në Kosovë, portieri Angelos Tafas dhe sulmuesi Atdhe Rashitit pritet të bashkohen shumë shpejt me Gjilanin dhe të jenë nën urdhërat e Klodian Duros, vetëm për në ndeshjet e Conference League.

Nëse akordi ishte arritur më herët për Tafas, edhe sulmuesi do jetë pjesë e Conference League. Në 13 ndeshjet e sezonit të shkuar, shtatëlarti ia doli të shënonte tre gola edhe pse nuk mori shumë minuta në një kampionat të trazuar për verilindorët.

Tanimë Gjilani do ketë edhe dyshen Tafas - Rashiti për në Conference League, me skuadran kosovare që luan në turin e parë kualifikues kundër FC Progres Niederkorn të Luksemburgut.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?