Kronikë
Top 24

I ndan vetëm një mur, frikë për hakmarrje mes dy familjeve në Shkodër pas vrasjes së 55-vjeçarit (Detaje)

28 Gusht 2018, 12:07| Përditesimi: 28 Gusht 2018, 17:05

  • Share

SHKODER- 55-vjeçarin Prendush Fusha, i qëlluar për vdekje me thikë një natë më parë, e ndante vetëm një mur me Alfred Pllumbajn, fqinjin e tij. Një ditë pas vrasjes, të dyja banesat në lagjen "Mark Lula" në Shkodër janë braktisur. Nuk dihet nëse shkak për braktisjen është bërë frika nga hakmarrja apo degjenerimi i konfliktit të një dite më parë, por gazetari Ergys Kavaja raporton për Report Tv se në të dyja banesat nuk ka hyrje e dalje dhe mbizotëron heshtja. Madje siç shton ai, familja e Prendush Fushës ka zgjedhur një lokal për të kryer të gjitha ritet e përcjelljes së njeriut të dashur për në banesën e fundit.

Sakaq, policia e Shkodrës ka lokalizuar zonën ku mund të fshihet autori i vrasjes së 55-vjeçarit Prendush Fusha. Sipas gazetarit të Report Tv, Ergys Kavaja blutë e Shkodrës kanë krehur që në orët e para të mëngjesit të sotëm fshatin Bardhaj me qëllim që të bien në gjurmët e 33-vjeçarit Alfred Pllumbaj.

Njoftimi i vdekjes për Prendush Fushën

Ngjarja

55-vjecari Prendush Fusha u vra me thikë nga komshiu i tij pas një sherri për motive të dobëta. Një ditë më parë, viktima  e denoncoi në polici autorin Alfred Pllumbaj pasi e akuzonte si personin që i kishte grabitur banesën. Për këtë çështje mes tyre ka pasur një konflikt mbrëmjen e djeshme, ku Pllumbaj e qëlloi për vdekje me thikë, fqinjin e tij. Dëshmitarët thonë se fqinjët kishin pasur vazhdimisht konflikte mes tyre.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?