Përgjaket e diela! Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore.
Ngjarja më e fundit është ajo e ndodhur në afërsi të TEG-ut, ku automjeti me drejtues E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues 46-vjeçarin me inicialet L. M, ku si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës.
Ndërkohë më herët, u regjistrua një tjetër aksident rrugor në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku humbi jetën një 80-vjeçar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kalimtari i identifikuar si R.D., rreth 80-vjeç i ka prerë rrugën automjetit, e për pasojë ka humbur jetën. Uniformat blu bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit D. Gj., është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, pasditen e sotme në Lushnje, një 17-vjeçar i pa pajisur me patentë përplasi për vdekje 64-vjeçarin Fatmir Muça. Ai u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pas disa orësh.