Alban Mollaymeri, i arrestuar pas skandalit me “Toyota Yaris”, pasi rezultoi të ishte porositësi i makinës të ngarkuar me 3.4 milionë euro, u shoqërua nga policia e Burgjeve drejt banesës së tij, për shkak se i kishte vdekur babai.
Mollaymeri, ju drejtua prokurorëve të Krimeve të Rënda, duke kërkuar prej këtyre të fundit që të lejonin për dy orë daljen e tij nga ambientet e paraburgimit ku ndodhet aktualisht, për shkakun e vetëm marrjen pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij. Kërkesa e Alban Mollaymerit, është pranuar nga dy prokurorët e çështjes, të cilët autorizuan administratën e burgut 313 në Tiranë, që të shoqëronte në banesë Mollaymerin.
Ky i fundit është shoqëruar me eskortë policie gjatë kohës kur ndodhej jashtë qelisë. Alban Mollaymeri ishte pronari i një servisi makinash në zonën e bregut të lumit në Tiranë, por u arrestua pasi rezultoi se ishte pikërisht ai që kishte porositur makinat “Toyota Yaris” me 3.4 milionë euro nga Gjermania.
I ndërron jetë babai, porositësi i 'Toyota Yaris' shoqërohet për dy orë me eskortë policie në varrim
Mollaymeri, ju drejtua prokurorëve të Krimeve të Rënda, duke kërkuar prej këtyre të fundit që të lejonin për dy orë daljen e tij nga ambientet e paraburgimit ku ndodhet aktualisht, për shkakun e vetëm marrjen pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij.
Me siguri ka fut BALLEN mik qe I DHANE leje
Përgjigju