Zbulohet një varr monumental i periudhes romake i pari i llojit të tij në Shqipëri. Në fsahtin Strikcan të Bulqizës gjatë punimeve arkeologjike të kryera në kuadër të projektit kërkimor-shkencor “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës”, drejtuar nga Akad.Adem Bunguri dhe Msc.Erikson Nikolli ka dalë në dritë një varr monumental unikal, me dimensione të mëdha rreth 9 m x 6 m dhe dhoma funerare 2.40 m e lartë.
Ky monument përvec arkitekturës të vecantë përmbante dhe të dhëna të rëndësishme arkeologjike dhe epigrafike, ku për herë të parë zbulohet një mbishkrim romak në zonën e Dibrës, bilingual, i cili i kushtohet individit të varrosur në këtë varr, i quajtur Gelliano, si dhe një dedikim drejtuar perëndisë më të rëndësishme romake Jupiterit.
Varri edhe pse i grabitur që në periudhën e lashtësisë por dhe më pas, përmbante një pjesë të inventarit, i cili përbëhej nga enë qelqi të tipologjive të ndryshme, krehër kocke, thika dhe ruhej një pjesë e madhe e tekstilit e thurur me fije ari, me të cilin individi ka qenë varrosur.
Varri është ideuar në tre ambiente: dhoma e varrimit, paradhoma dhe shkallarja monumentale. Muret e shkallares kanë qenë të dekoruara me motive gjeometrike në stuko të cilat ruhen ende. Përvec pjesës nëntokësore funerare , arkeologët kanë evdientuar struktura muresh në pjesën e sipërme të varrit, të cilat sugjerojnë që ky monument mund të ketë qenë i tipit mausoleum.
Në afërsi të varrit monumental është zbuluar dhe një tjetër mbishkrim funerar i cili pritet te analizohet më tej për shkak të gjendjes së dëmtuar të tij.
Materiali ndërtimor kryesisht përbëhet nga gurë të përmasave të mëdha të punuara në trajtë kornizash të cilat janë marrë nga gurore larg lokalitetit në fjalë.
Inventari, teknika e ndërtimit si dhe të dhënat epigrafike e datojnë këtë monument unikal në shekujt III-IV e.s.
Komente

Po ku janë arkeologët tanë që ti bëjnë këto zbulime,por gjithnjë të huajt do i bëjnë.Normal që atyre ashtu ju intereson ti emërtojnë romake ose greke dhe jo ilire.
PërgjigjuPo ku ka patur Romak ne Iliri 2400 vjet me pare more te punesuarit e Greqise. Po si keni frike ye thoni ILIRI o ju thafte dora ose truri prej injorantesh gazetre leshi!!!
PërgjigjuKto jan artikuj qe lexohen me qef , jo politik gjith diten
PërgjigjuFiks!