Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për vrasjen e një 34-vjeçari italian. Ngjarja është shënuar në Rimini.
I riu me origjinë shqiptare akuzohet për vrasjen e 34-vjeçarit Giuseppe Tucci në Rimini. Mediat italiane raportojnë se i riu italian është sulmuar në një klub nate pasi i ka ngacmuar të dashurën shqiptarit që punonte si truprojë aty.
Shqiptari sipas mediave italiane thuhet se ka goditur 50 herë me grushte italianin, i cili pasi u shtrua në spital përfundoi në gjendje kome. Në një kohë të shkurtër mjekët konstatuan vdekjen e trurit të tij dhe pasditen e 12 qershorit ai ndërroi jetë.
Ditën e djeshme autoritetet kishin ndaluar 28-vjeçarin shqiptar me akuzën e plagosjes shumë të rëndë, por tani pas vdekjes së italianit akuza do të kalojë në vrasje me dashje.
28-vjeçari shqiptar prej disa kohësh punonte në sektorin e sigurisë dhe është banues në Fano dhe ka lindur në Itali nga prindër shqiptarë. Ende nuk është zbardhur plotësisht dinamika e debatit që degjeneroi menjëherë në sherr. Disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit.
Viktima ishte zjarrfikës dhe kishte punuar në sektorin zjarrfikësve të aeroportit të Rimini që nga viti 2019.
Mbyllni deren dhe tretni çelsin
PërgjigjuEshe pse i lindur ne itali, prape anadollak shqiptar paske ngelur. A masakrohet tjetri me grushte per nje cope dashnore?
Përgjigju