Foto nga takimi në Tiranë

I Ngarkuari me Punë i SHBA-së, Wisner takim në Tiranë me Alumni nga rajoni: Kontribuoni për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor

18 Nëntor 2023, 21:24| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 21:30

  • Share

Përfaqësues nga Ballkani Perëndimor të Shoqatave të ish-Pjesëmarrësve (Alumni) në Programet e Departamentit të Shtetit të SHBA u mblodhën në Tiranë për një shkëmbim rajonal dyditor të organizuar nga ambasada e SHBA në Tiranë.

Përmes një njoftimi në facebook, ambasada shkruan se gjatë pritjes "prezantuese në nisje të aktivitetit dyditor, i Ngarkuari me Punë i SHBA-së në Tiranë, David Ëisner mirëpriti Alumni-t nga rajoni dhe i nxiti të përdorin kohën e shpenzuar dhe marrëdhëniet e ndërtuara në Shtetet e Bashkuara për të dhënë ndihmesën e tyre në çuarjen përpara të integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor".

"Projekti i Alumni-t të rajonit është pjesë e Fondit të Inovacionit për Angazhimin e Alumni-t të Departamentit të Shtetit për vitin 2023", shkruan ambasada.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?