Pikturë e vitit 1872 që tregon një arenë dyluftimi

FOTO/ I ngjashëm me Koloseun, arkeologët zbulojnë arenën romake në Turqi! Gladiatorët luftonin për 20 mijë spektatorë

23 Mars 2021, 13:51| Përditesimi: 23 Mars 2021, 14:06

  • Share

Arkeologët kanë zbuluar një arenë romake në Turqi, që ishte e ngjashme me Koloseun e Romës dhe mendohet se ka organizuar luftime mes gladiatorëve për rreth 20 mijë spektatorë. Zbulimi u bë pas disa gërmimesh në Mastaura, një qytet antik në provincën Aydin.

Arena ishte e ‘varrosur’ pjesërisht dhe e mbuluar nga bimësia. Ajo është ndërtuar në formë të rrumbullakët, në ndryshim nga shumë amfiteatër antikë që janë në formën e gjysmë hënës.

Megjithatë, kjo arenë është më e vogël se Koloseu, që filloi të ndërtohej në vitin 70 pas Krishtit dhe mund të strehonte 50 mijë deri në 80 mijë spektatorë në total.

Zbulimi u konsiderua shumë i rrallë dhe i rëndësishëm nga arkeologu Sedat Akkurnaz.

“Nuk ka asnjë shembull të mëparshëm të një amfiteatri të tillë në Anadoll dhe përreth tij. Është shembulli i vetëm që ka mbijetuar në këtë mënyrë shumë solide.

Ndërtesa nuk është e dukshme për shkak të shkurreve, ndërsa pjesa më e madhe e amfiteatrit është nën tokë. Seksionet nën tokë janë ruajtur shumë mirë. Është e fortë sikur sapo është ndërtuar”, tha ai.

Komento

Komente

  • Arditi: 23/03/2021 16:24

    Kete e kishte parashikuar Basha te libri i tij

    Përgjigju
  • Ylli: 23/03/2021 14:14

    Atëherë aty rrotull asht i gjithi një Qytet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?