Kronikë

U nxori gishtin e mesit protestuesve të Astirit, ambasadori i OSBE ndjesë publike: Respektoj protestat paqësore

14 Tetor 2019, 13:36| Përditesimi: 14 Tetor 2019, 14:19

  • Share

TIRANË - Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka kërkuar ndjesë publike pasi i ngriti gishtin e mesit disa protestuesve të 'Astirit' që më herët kishin thirrur në kor ndaj tij, Turp-Turp.

“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”. Është ky reagimi i ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt një ditë pas protestës së banorëve të Astirit kundër projektit të Unazës së Re, Banorët protestues ju drejtuan me fjalët "Shame on you" (Turp për ju) ambasadorit i cili ishte duke kaluar në trotuar pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ishin arrestuar nga policia disa protestues që mbrëmë bllokuan rrugën, mes të cilëve edhe ish-deputeti Klevis Balliu.

Ambasadori teksa ishte duke ecur ngriti gishtin e mesit ndaj protestuesve, por një ditë pas këtij gjesti, ai ka kërkuar ndjesë publike duke thënë se e respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht. Arrestimet e protestuesve janë bërë nga policia e Tiranës për shkak të bllokimit të rrugës, një vepër dënimi i së cilës është ashpërsuar në Kodin Penal i votuar së fundi në Kuvend.

Reagimi ne Twitter i ambasadorit

Banorët, mbështetur edhe nga ish-deputetë të opozitës ishin vendosur nga Unaza e Re tek Policia e Tiranës për të kërkuar lirimin e personave të arrestuar. 

Teksa dy ditë më parë protestuesit ju bindën policisë duke mos bllokuar rrugën dhe e zhvilluan protestën në trotuar, mbrëmjen  e djeshme lideri demokrat Lulzim Basha i cili doli i pari në mes të rrugës duke marrë edhe mbështetjen e banorëve që bllokuan njërin kahë të kalimit të automjeteve. 

Gjesti i ambasadorit per protestuesit para Drejtorise se Policise se Tiranes

"Shame on you" është një shprehje që të rinj të forumeve politike të PD e LSI shkruan në hyrjen e pallatit ku banon ambasadori në Tiranë, pas një proteste të opozitës joparlamentare (para zgjedhjeve të 30 qershorit). 

E gjithë kjo, erdhi pas reagimit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt lidhur me protestën e opozitës ku ai dënonte dhunën e përdorur prej saj në drejtim të institucioneve.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi: 14/10/2019 21:39

    Nuk lahet dot me nje falje..ne cfaredo rrethanash eshte nje veprim i pafalshem

    Përgjigju
  • Proka: 14/10/2019 17:05

    Po ky qenka legen i vertete, po te bente kte sjellje ne shtetin e vet do ikte per leshe bi...ri..

    Përgjigju
  • Sari: 14/10/2019 16:03

    Po he o burre mos boj kshu se ska lidhje, edhe keta qe u nxorre gishtin nuk kane nai burrni te lodhur jane bishta pedeje...respekte

    Përgjigju
  • Troy: 14/10/2019 15:47

    Me falni, po si s`pyeti njeri pse u tregoi gishtin ky? A nuk ka qene valle objekt sulmi kohet e fundit nga gjithe opozita? Dhe i keni vete parasysh car sulmesh behen ne shqiperi nga mediat alla qimpeka...

    Përgjigju
  • Fahriu: 14/10/2019 15:09

    Falje duhet te kerkojn kta njerez injorant qe e provokojne pa shkak. Gishti mesit eshte pak per kta fshatar te frustruar

    Përgjigju
  • Iris: 14/10/2019 14:19

    Gishtin ja ka treguar Sali Berishes,Ilir Metes,Monika Metes,Lul Bashes & Co qe nxjerrin njerezit ne rruge per turpin e tyre.

    Përgjigju
  • Emi: 14/10/2019 14:19

    Tash 30 vjete shqipnija ska zote shpijete dhe nermal se bote tallet me ne.

    Përgjigju
  • Eni: 14/10/2019 14:17

    Te shash nje njeri te lire ne mes te rruges,nje ambasador eshte 1000 here turp per kete turm te perdorur keq nga PD-LSI.

    Përgjigju
  • donela: 14/10/2019 14:00

    Keta rrugecer qe i thone turp te kesh nje Ambasadori te nderuar meritojne edhe me keq se gishti,gishtin ja ka vene Sali Berisha dhe Ilir Meta per 30 vjet,njerez pa dinjitet.

    Përgjigju
  • Cfare: 14/10/2019 13:59

    Si kerkoi vetem ndjese????

    Përgjigju
  • Turp: 14/10/2019 13:58

    Turp i papare nga keta europiane do mesoj brezi i ri si te sillet

    Përgjigju
  • Populli: 14/10/2019 13:58

    Minimumi duhet ge jap doreheqjen

    Përgjigju
    • troy: 14/10/2019 15:49

      Po, pastaj te jape doreheqjen ambasadori BE, i SHBA, i Gjermanise dhe te gjithe ata qe i tregojne gishtin Lulit :)

    • Niku: 14/10/2019 15:09

      Keta e stresuan me parulla ne Shtepi, Nuk redpektojne institucionet, shko protesto para zyres se OSBE po deshe.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?