Ranocchia - Barella dhe Brozovic

'I nguli pirunin në këmbë', Valero tregon historinë e çuditshme mes Brozovic dhe Ranocchia-s te Interi

9 Shkurt 2023, 16:47| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 16:49

  • Share

Borja Valero ka rrëfyer një histori të çuditshme në kohën kur ishte pjesë e Inter. Spanjolli u pyet në një speciale nga DAZN se cili është momenti i tij më i çuditshëm në karrierë. Mesfushori ka përmendur një rast kur Ranocchia dhe Brozovic janë "përplasur" mes tyre, edhe pse më shumë në formë batute. Shakaja ka përfunduar me një pirun në këmbën e mbrojtësit italian.

"Nuk ka dyshim, kjo ndodhi në dhomën e zhveshjes së Interit. Andrea Ranocchia po ngacmonte Marcelo Brozovic-in. Sa u pendua më pas Ranocchia. Brozo më pas e ndoqi nëpër dhomën e zhveshjes dhe kur më në fund e kapi, ia nguli pirunin në këmbë“, tha Borja Valero.

Kujtojmë se Vallero shkëlqeu me Mallorcan dhe Villarrealin, teksa kaloi në Serie A ku luajti 330 ndeshje me Fiorentinën dhe Interin.

Borja Valero

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?