Belind Këlliçi dhe Indrit Hoxha

FOTO/ I njëjti shkollim në SHBA, Këlliçit i njihet Master, tjetrit Bachelor, nga e njëjta ministri! A do ndiqet penalisht Komisioni i Njehësimit të diplomave?

27 Prill 2023, 07:10| Përditesimi: 27 Prill 2023, 07:30

  • Share

Standardi i njehsimit të diplomave të përdorura në vitin 2010 rezulton të ketë qenë preferencial. Për të njëjtin nivel shkollimi në SHBA, pra një bachelor katër vjeçar, studentëve u njihet normalisht bachelor ndërsa Këlliçit i është njohur si Master shkencor. Ligji shqiptar i asaj kohe e përcakton qartë se njehsimi i asaj diplome në Shqipëri është e barazvlefshme me Bachelor. Ja se si komisioni ka dhënë dy vendime të ndryshme.

Në dokumente tregohet se është një student që ka mbaruar të njëjtin nivel arsimor pra një bachelor katër vjeçar dhe ja kanë njohur Bachelor. Më poshtë është vendimi për Belind Këllicin që ja kanë njohur si Master shkencor.  Me këtë akt Komisioni i Njehsimit të Diplomave duhet të ndiqet penalisht, pasi njohja si Master shkencor ka efekt financiar dhe administrativ pasi pranohet në punë shteti dhe paguhet si me Master ndërkohë që nuk është si i tillë. 

Në një investigim të publikuar në Shqiptarja.com, faktohej se Belind Këlliçi ka arritur ta regjistrohet ne universitetin “Coppin University” në Maryland, SHBA pa mbaruar shkollën e mesme, dhe më pas  ka mashtruar shtetin shqiptar duke bërë njësimin të diplomës edhe nëse në kërkesën e paraqitur ne 2010 te Ministria e Arsimit, ka deklaruar që kishte një diplome te shkollës së mesme. ''Ministria nuk kërkon kurre kopje të dëftesës së pjekurisë,  por thjesht nje vetëdeklarim'' nenvizon Brikena Baxhaku, si nje mungesë proceduriale qe ne fakt ministria duhet ta rregullojë.

Këlliçi ka deklaruar shpesh se vëllai i tij ka qenë dhe është mbështetësi i tij më i madh në jetë, e çuditërisht në vitin 2005, kur Këlliçi u regjistrua në universitet, ai punonte në zyrën e pranimeve të studentëve pikërisht të universitetit amerikan. Ka dyshime të forta se ka qenë pikërisht vëllai i tij, i cili nëpërmjet ndërhyrjes personale, e ka ndihmuar të regjistrohet lehtësisht në këtë universitet, pa e pasur diplomën e shkollës së mesme. Këlliçi ka rrëfyer se vëllai i tij është edhe financuesi kryesor i fushatës me sponsorizime prej mijëra eurosh në Facebook.

Duhet theksuar se vëllai i Këlliçit aktualisht është edhe Anëtar Bordi i Institutit “Harry Fultz” dhe një skandal i përmasave të tilla hedh dyshime serioze mbi pozicionin që ka.

Këtu janë investigimet e kryera nga Shqiptarja.com

INVESTIGIMI 1
INVESTIGIMI 2
INVESTIGIMI 3

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?