Adolfo Macías Villamar

Bota

I njohur si ‘Fito’, Ekuadori ekstradon në SHBA bosin famëkeq të drogës

21 Korrik, 10:31| Përditesimi: 21 Korrik, 10:42

  • Share

Kreu i një bande ekuadoriane të fuqishme, Adolfo Macías Villamar, është ekstraduar në SHBA për t'u përballur me akuzat për trafik droge dhe armësh, raporton BBC.

I njohur si "Fito", ai u rikap në qershor, më shumë se një vit pasi u arratis nga një burg i sigurisë së lartë, ku po vuante një dënim me 34 vjet burg për një sërë krimesh. Ai do të paraqitet në një gjykatë federale amerikane të hënën. 

Macías ishte kreu i bandës Los Choneros, e cila është e lidhur me organizata të fuqishme kriminale nga Meksika dhe Ballkani. Ai dyshohet gjithashtu se ka urdhëruar vrasjen e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio në vitin 2023. Los Choneros akuzohet se e ka transformuar Ekuadorin nga një parajsë turistike në një vend me një nga nivelet më të larta të vrasjeve në rajon.

Në qershor, policia e gjurmoi Macías deri në një bunker nëntokësor poshtë një shtëpie luksoze në qytetin e Mantës. Ai u dërgua në La Roca, një burg i sigurisë maksimale. Në atë kohë, Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, vlerësoi forcat e sigurisë për kapjen e tij dhe tha se ai do të ekstradohej në SHBA.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?