Nga troje në plazh në Durrës e apartamente, SPAK ka konfiskuar pasuritë e Alket Hatijës, i njohur si ‘Zoti i Drogës’ dhe i dënuar për trafik narkotikësh në Itali me vlerë 40 milionë euro. Po ashtu janë konfiskuar edhe pasuritë e familjarëve të tij, pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga krimi dhe të ardhurat e paligjshme nga trafik i drogës.
Konkretisht SPAK ka konfiskuar 2 troje një lagjen ‘Plazh’ në Durrës me sipërfaqe totale 815 m2 në emër të Alket Hatijës, si dhe një garazh me sipërfaqe 14.74 m2, po në këtë lagje në pronësi të M.H i afërm i Alket Hatijës. Në lagjen ‘Taulantia’ është sekuestruar një apartament me sipërfaqe 118 m2, në pronësi të F.H., i afërm i Hatijës. Ndërsa në Kavajë në Kryemëdhenj, është konfiskuar një tejtër apartament me sipërfaqe totale 65 m2, në pronësi të F.H.
Po ashtu është konfiskuar edhe një makinë BMW e vitit 2003 si dhe 49% të aksioneve në pronësi të Alket Hatijës në firmën e mermerëve, ‘Aquila Marble’.
- Pasurinë e paluajtshme e llojit “truall”, me sipërfaqe 495 m2, me adresë Lagjia “Plazh”, Durrës, në pronësi të shtetasit Alket Hatija.
- Pasurinë e paluajtshme e llojit “truall”, me sipërfaqe 320 m2, me adresë Lagjia “Plazh”, Durrës, në pronësi të shtetasit Alket Hatija;
- Pasurinë e paluajtshme e llojit “garazh”, me sipërfaqe 14.74 m2, me adresë Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës, në pronësi të personit të lidhur M. H.
- Pasurinë e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 118 m2, me adresë Lagjia nr.1, Rruga “Taulantia”, Durrës, në pronësi të personit të lidhur F.H.
- Pasurinë e paluajtshme e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 65 m2, me adresë Kryemëdhenj, Kavajë, në pronësi të shtetasit F. H.;
- Automjetin tip autoveturë i markës BMË, prodhim i vitit 2003;
- 49% të kuotave të subjektit “Aquila Marble” sh.p.k., që i përkasin personit të lidhur M.H.;
Alket Hatija u arrestua në gusht të vitit të kaluar me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, por fitoi lirinë pak muaj pas ekstradimit në shtetin fqinj, me argumentimin se kishte shlyer dënimin në Shqipëri për të njëjtat vepra penale. 50-vjeçari luftoi në të gjitha shkallët e gjyqësorit për të shmangur ekstradimin. Sipas autoritete italiane vetëm gjatë viteve 2003-2004, i cilësuar si “Zoti i Drogës” ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro. Për herë të parë ai u arrestua në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane. Dosja u transferua në Shqipëri ku Gjykata e Krimeve të Rënda, e dënoi Hatinë me 10 vjet e 8 muaj burg në vitin 2010.
Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar krahas ushtrimit të ndjekjes penale është kujdesur që të ketë në vëmendje të punës së saj edhe identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të cilat dyshohen se rrjedhin nga krimi.
Në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizimit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Alket Hatija (dhe personave të lidhur me të) i deklaruar fajtor me vendimin nr. 10, datë 26.03.2010, të ish Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për kryerjen e veprës penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal (ky vendim është lënë në fuqi me vendimin nr.966, datë 08.11.2010, të ish Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Tiranë.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.24, datë 31.10.2023, ndërmjet të tjerave ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive si më poshtë:
- Pasurinë e paluajtshme e llojit “truall”, me sipërfaqe 495 m2, me adresë Lagjia “Plazh”, Durrës, në pronësi të shtetasit Alket Hatija.
- Pasurinë e paluajtshme e llojit “truall”, me sipërfaqe 320 m2, me adresë Lagjia “Plazh”, Durrës, në pronësi të shtetasit Alket Hatija;
- Pasurinë e paluajtshme e llojit “garazh”, me sipërfaqe 14.74 m2, me adresë Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës, në pronësi të personit të lidhur M. H.
- Pasurinë e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 118 m2, me adresë Lagjia nr.1, Rruga “Taulantia”, Durrës, në pronësi të personit të lidhur F.H.
- Pasurinë e paluajtshme e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 65 m2, me adresë Kryemëdhenj, Kavajë, në pronësi të shtetasit F. H.;
- Automjetin tip autoveturë i markës BMË, prodhim i vitit 2003;
- 49% të kuotave të subjektit “Aquila Marble” sh.p.k., që i përkasin personit të lidhur M.H.;
Kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kanë ushtruar ankim subjekti Alket Hatija e personat e lidhur me të dhe Gjykata e Posaçme e Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.137 datë 05.07.2024 ka vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit nr.24, datë 31.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.