Sociale

I nxehtë ekstrem, por në Blinisht të Lezhës 300 familje pa ujë! Bashkia: E shpërdoroni për vaditje

20 Korrik 2024, 12:35| Përditesimi: 20 Korrik 2024, 13:07

  • Share

Teksa i nxehti përvelues ka përfshirë të gjithë vendin, prej më shumë se 1 jave, 300 familje në Blinisht të Lezhës po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Depozita që furnizon fshatin mbushet pak me ujë, për shkak të thatësirës, e për pasojë banorët kanë mbetur pa ujë

Në këto kushte ekstreme banorët kërkojë nga strukturat vendore që të gjendet një zgjidhje. 

Për këtë problematike Bashkia e Lezhës thotë se është kryer ndërhyrja për zëvendësimin e tubit të dëmtuar dhe aktualisht janë duke bërë kontrollet pasi dyshojnë se ka lidhje të paligjshme që kanë shkaktuar këtë situatë, pasi uji mund të përdoret për vaditje.

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?