I nxehti në Elbasan, tendë shëndetësore për qytetarët! Nga ora 10:00-18:00 ‘urgjenca’ dhe mjekët në shesh

20 Korrik 2023, 16:26| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 16:36

  • Share

Elbasani po përjeton temperatura përvëluese dhe në ndihmë të qytetarëve është vënë një njësi lëvizëse me ambulancë dhe mjekë në sheshin kryesor të qytetit. Kjo tendë shëndetësore lehtëson Urgjencën e cila qëkur ka nisur i nxehti përvëlues, pret 100-150 raste në 24 orë.

Temperaturat përvëluese kanë mbyllur në shtëpi të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Elbasani është ndër 4 qytetet shqiptare që përjetojnë temperatura më të larta ndër qytete e tjera në vend për shkak të shtrirjes gjeografike. Për të shtuar asistencën mjekësore, Urgjenca e Spitalit të këtij qyteti ka vendosur një ambulancë dhe një tendë në sheshin kryesor ku mjekët presin këdo, për këshillim apo ndihmë.

 “Vëmë re se është efektive ngritja e një tende apo edhe të tjera në vende ku ka lëvizje të qytetarëve. Njerëzit kërkojnë ndihmë dhe ne kemi rastin ti japim këshillat tona. Si gjendjet me hipotemi, matje oksigjeni tensioni dhe ritmin e zemrës. Kryesisht mosha mbi 60 vjeç të kenë kujdes dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese”, u shpreh  Ergys Mici, Shef i urgjencës Elbasan.

Sipas Shefit të Urgjencës Ergys Mici, Urgjenca e Elbasanit pret një numër qytetarësh  prej 100 deri në 150 raste në 24 orë.

“Në këtë periudhë është rritur numri i rasteve në urgjencë qoftë për asistencë mjekësore apo edhe këshillimi. 100-150 raste në 24 orë, kohët e fundit duke shtuar edhe virozat e stinore janë shtuar pacientët. Kanë diagnoza shoqëruar sidomos ata me diabet, ata me probleme kardiake, apo me dispnea të frymëmarrjes, apo rehidrim, nuk kanë konsumuar lëngje dhe paraqiten të dehidruar në urgjencë”, tha Mici.

Koordinatori i Urgjencës Petrit Topuzi veçon se njësia qëndron e hapur nga ora 10.00 deir në 18.00 madje këto pika duhen shtuar për më shumë shërbime.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?