Ekonomi

I nxehti ‘përvëlon’ 1200 hektarë me misër e perime në Lushnje, s’ka ujë për vaditje! Fermerët: Ka mbaruar çdo gjë, në dimër përmbytje, në verë thatësirë

12 Qershor, 16:12| Përditesimi: 12 Qershor, 16:44

  • Share

Temperaturat e larta dhe mungesa e vaditjes kane zhytur në krizë sektorin bujqësor në njësinë administrative Dushk të Bashkisë Lushnje. Rreth 1200 hektarë tokë të mbjella me kultura bujqësore si miser dhe perime janë në rrezik, ndërsa 400 hektarë që varen nga vaditja me rrjedhje të lirë, ndodhen në gjendjen më kritike.

Fermerët paralajmërojnë se në kushtet aktuale rendimeti i prodhimit nuk shkon as 10 per qind, duke rrezikuar falimentimin.

Bordi i Kullimit në Lushnje interesimit tonë për këtë situatë disa vjeçare që rëndon mbi fermerët e justifikojnë me faktin se rezervat ujore gjenden ne rezervuarin e Thanës por mungon rrjeti i kanaleve ujitëse. Pra bordi I kullimit ia hedh pergjegjesinë bashkisë së Lushnjes. Report Tv u pyetu dhe kryetarin e njesise adiministrative Dushk, Afrim Dedej, I cili tha se infrastruktura e vaditjes eshte shkaterruar prej vitesh dhe nuk mund te rindertohet me fondet e bashkise sepse ka kosto te larte.  Zyrtari lokal foli dhe per nje projekt te Bankës Botërore për vaditjen por qe eshte ende nuk ka gjetur zbatim.

Thatësira e vazhdueshme dhe mungesa e investimeve në infrastrukturën vaditëse nder vite kane demtuar sektorin bujqësor. Fermerët e Dushkut ne Lushnje nje nga zonat me prodhuese ne vend janë në prag të falimentimit, pasi mungesa e ujit për vaditje ka bërë që sipërfaqe të tëra të mbetën të pashfrytëzuara ose me rendiment minimal.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • abc: 12/06/2025 21:59

    beni kanale vaditese.....dhe detyrojeni shtetin tju sjelle ujin nga rezervuaret...

    Përgjigju
  • EriEri: 12/06/2025 17:45

    Te thara si keni mblidhuni te gjithe bashke dhe dilni per zot puneve .Iku ajo kohe qe te prisni nga shteti,po vazhduat keshtu vetem duke u ankuar skeni qe ne vije . Mos e beni si ai nga malicious qe qahej se i hoqen tik tokun dhe i ngeli prodhimi pa shitur.Eeej thirrini tunes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?